Ish-presidenti Ilir Meta, një ditë pasi la postin e Presidentit të Republikës, tha se nuk u rikthye në politikë për të garuar me Sali Berishën dhe as me Lulzim Bshën.
I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë bashkëpunim me kreun e PD, Meta tha se do bashkpunojë me çdo shqiptar të ndershëm.
‘Do bashkëpunojmë me çdo shqiptar të ndershëm patriot dhe demokrat të ndershëm, pas asnjë diskutim. Nuk jam në garë as me Berishën dhe skam qenë në garë as me Lulushin. Shqipërinë e ndryshon vetëm referendumi, është primare e primareve. Refrendumi tani është vetë Shqipëria, pasi është vënë në pyetje rezistenca e të ardhmes së vendit.’- tha Meta.