Nga Flutura Açka
Nuk më ka ndodhur kurrë më parë të druhem pas botimit të një libri të ri, siç më ka ndodhur me “Tulipanë të vonuar”. Ndoshta zhanri, ndoshta koha e botimt, ndoshta gjendja ime personale, ndërmesja mes politikës dhe librit, ose të gjitha bashkë, më shtynë në një ngathje që letërsia nuk e pranon lehtë.
Mbrëmë isha e ftuar te libraria “Bukinist” për një bisedë me Albert Gjokën dhe pata një pendesë që e kisha ndëshkuar me shkujdesje këtë libër kaq të rëndësishëm për mua. “Tulipanë të vonuar” është ura e brishtë imja për te një roman të ri.
Albert Gjoka:
[E mirënjohur nga lexuesit si poete dhe romanciere, kësaj radhe Açka befason në mjeshtrinë e saj si tregimtare, duke na sjellë disa rrëfime që shkojnë përtej realitetit që shohim dhe jetojmë; na ndihmojnë për të kuptuar më mirë të kaluarën; na bëjnë të reflektojmë për raportet njerëzore; na ftojnë për të kuptuar më mirë jetën dhe vdekjen; si dhe na nxisin që të ndërveprojmë me realitete të tjera.]
Gazmend Llanaj:
[E lexova “Tulipanë të vonuar”. Letersi puro, e shpejtë, si skicat e Pikasos, delikate, poetike, e zymtë si koha që përshruan, e ndjeshme ndaj dhimbjes dhe humbjes, por jo patetike. Flutura shkrimtare që preferoj gjithmonë…]
“Tulipanë të vonuar”. e gjeni te Bukinist, dhe çdo librari shqiptare.
Për shqiprarët jashtë atdheut në platformat Amazon dhe Bol.com