Home KRYESORE E dashur Luiza, ti sme njeh por une te njoh!

E dashur Luiza, ti sme njeh por une te njoh!

Nje keshille per Luiza Gegen ne kulmin e lavdise

Nga Mentor Kikia

E di qe ti je ne delir tani sepse je ne maje dhe per kete edhe une ndjej lumturi e krenari.

Te ke marre shume urime, nga njerez te thjeshte dhe shume politikane e zyrtare te larte.

Ata krenohen me ty Luiza!

Ti e bere krenar vendin tend. Por a po te ben krenare ty vendi jot? Sa po te trajton ai si nje kampione?

Do te vije shpej dita kur ti nuk do te mund te vraposh me kaq shpejt. Dhe atehere, keta qe sot krenohen me ty, do te te harrojne, do te vrapojne te krenohen me flamurtarin e radhes.
Dhe ti mund te shesesh misra per te jetuar.

Pashe nje dite ne TV nje ish kampion peshengritjeje. Ne vend te flamurit, ne sup kishte nje traste.
-Jam pa pune – tha- skam me se jetoj.

Eh sa krenar jemi bere edhe per te. Sa here e kane pritur neper zyra me flamur mbi supe edhe ate.
Dikur i dhane edhe nje apartament, nje dhome e nje kuzhine si shperblim, dhe dolen gjithe zyrtaret e qeverise dhe sporteve ne TV.

Luiza, kerko ate qe te takon edhe financiarisht, sepse neser askush nuk do te kujtohet per fotografine tende me flamur mbi supe.

Flamurin ruaje, por talentin tend jepe me PPP Luiza, sepse ai eshte pasuria jote.

Share: