Home KRYESORE Elta Milori në Pa Filtra: Reforma në Drejtësi me kosto të madhe...

Elta Milori në Pa Filtra: Reforma në Drejtësi me kosto të madhe që vlen bara qiranë!

Juristja Elta Milori i ftuar e gazetarit Artur Nura në Pa Filtra në Ntv Televizion foli për kostot e reformës në drejtësi qe nga fillimi i saj, sipas Milorit, është konceptuar kryesisht, si nje proces teknik në te cilin kontributi i eksperteve te angazhuar vendas dhe te huaj ishte percaktues.

Juristja Milori tha se Procesi pershkroi 3 faza vleresimin e situates ne sistemin e drejtesise, ndertimin e strategjise dhe percaktimin e objektivave dhe pergatitjen e ndryshimeve përkatese kushtetuese dhe ligjore.

Reforma ne drejtesi eshte reforna me e madhe e ketyre 30 viteve demokraci dhe arriti te dizenjoje nje sistem drejtesie teresisht te ri me ndikim te drejtperdrejt ne shtetin e se drejtes.

Qellimi i saj ishte, sipas juristes Milori, krijimi i nje drejtesie me institucione te pavarura, profesionale, meritokratike dhe te pakapura nga politika, korrupsioni!

Milori tha se analiza në fazen e pare te reformes tregoi qartesisht se ky sistem nuk mund te shendoshej dhe te rifitonte besimin e qyretareve, pa realizuar një vetting të plotë.

Pra, tha Milori, menyra e vetme ishte vetingu ose sistemi i rivleresimit te gjyqtareve e prokuroreve.

Vetingu arriti te skanojë profesionalisht, nga pikpamja morale dhe pasurore pothuajse te gjithe prokuroret dhe gjyqtaret.

Ky standart u pranua nderkombetarisht edhe me asistemcen e Komisionit te Venecias.

Pritshmerite e reformes ishin pastrimi i gjyqësorit dhe prokurorise dhe pastrimi i politikes nga te korruptuarit.

U realizua nderhyrja ne 46 nene te Kushtetures dhe u hartuan 7 ligje organike per ringritjen e institucioneve te reja te gjyqësorit.

Po, tha Milori, e meta e ketij procesi eshte nxjerja jashtë sistemit edhe i elementeve te duhur.

Sipas juristes Milori, do duhej pare më me objektivitet skanimi i gjyqëtarve dhe i prokuroreve, asete te sistemit.

Share: