Nëpërmjet aeroportit të Rinasit, gjatë orëve të para të mëngjesit e deri tani kanë hyrë 23.000 shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Në Rinas aktualisht po punohet me sportele të shtuara dhe nuk ka probleme deri në këto momente.
Fluks ka pasur edhe në Kakavijë, ku gjatë orëve të paradites së sotme, kanë hyrë rreth 6000 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Policia Kufitare e Kakavijës ka koordinuar veprimet me palën greke, e cila ka shtuar gjithashtu sportelet.https://223ebd4fcd6203be52fc317ea42f8638.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Aktualisht në Kakavijë, nga pala greke punohet me 4 sportele dhe ka një numër shumë të vogël automjetesh që janë në pritje për përpunim.
Policia Kufitare në të gjitha pikat e kalimit në hyrje dhe në dalje, ka marrë masa duke shtuar sportelet në maksimum, si dhe vijon bashkëpunimi me homologët që lëvizja të jetë e njëtrajtshme si në hyrje, ashtu edhe në dalje, në të gjitha pikat e kalimit kufitar.
Top Channel