👉Gjiri i Gramës në gadishullin e Karaburunit është një nga perlat e Jonit dhe një destinacion interesant për turistët dhe të apasionuarit pas eksplorimeve.
Gjiri i Gramës ndodhet në rrëzë të një shpati të thepisur dhe ka shërbyer si një vend strehimi për anijet që gjendeshin në vështirësi për shkak të motit të keq. 🌊
Emri i Gramës është i lidhur me mbishkrimet e gdhendura dhe shenjat heraldike që në antikitet. Mbishkrimet shkëmbore kanë qenë të shumta në gjirin e Gramës, ku numërohen me shumë se 1500 të tilla.
Dokumentet mesjetare tregojnë se më 1369, Mbreti i Bizantit Johani i V Paleologu ka ardhur në gjirin e Gramës, gjatë një udhëtimi për në Venedik.
Sot, ky gji mbresëlënës në Jon është edhe një plazh i qetë piktoresk. Për të mos u lënë pa vizituar! 🏖️

pushoshqip 🇦🇱
Marrë nga faqja në Facebook e deputetit Vullnet Sinaj


