Home KRYESORE Hije që vijnë pas! Nga Fatjon Softa

Hije që vijnë pas! Nga Fatjon Softa

Dosjet e Sigurimit te Shtetit duhet te ishin hapur shume vite me pare sepse vetem ashtu do te behej bashkimi kombetar. Eshte perseri koha te hapen dhe te behen me ligj publike.

Por ky “teater”dhe keto shkelje ligjore jane te rrezikshme. Duhet ti shkohet deri ne fund cdo skenari qe prek themelet e besimit dhe te arritjeve qe me mundim kemi arritur deri me sot!

Kryetarja e Kuvendit u ndje shume e tronditur, po pse nuk ndjehet po aq e tronditur per vrasjet, krimin, varferine, drogen, braktisjen e vendit, abuzimit me minorenet, me korrupsionin, me shume skandale shtetrore, kalimin e monopoleve shtetrore tek privatet, vjedhjen e pasurive kombetare, shkaterrimin e arsimit dhe te shendetesise, etj etj dhe mbi te gjitha me sistemin e zgjedhjeve gjithmone te kontestuar!

Duhet tashme qe per IM-te te behet trasparence, te hetohet cdo shkelje, abuzim, apo politizim i nje sistemi verifikimi nga nje komision dhe amplifikimi ndaj nje qytetari kushdo qofshin IM-te.

Nga nje interviste e zotit Lubonja ne News24 ai tha: ka tre kategori bashkepunetoresh, motive patriotike, te rekrutuar me forma presionesh apo te kapur ne krim, ku kane qene dhe punuar si bashkepunetor.

Nqs IM qofte dhe ai qe nuk eshte Ilir Meta, ka kryer nje informim apo spiunllek te kohes qe bazohej ne ligj, por ishte vete sistemi qe prodhoi spiune ashtu si dhe sot qe prodhon patronazhiste qe informojne per bindjet e secilit prej nesh dhe cfare secili nga ne ben, vetem me ndryshimin qe sot nuk hyn ne burg, por spiuni ngrihet ne detyre dhe me ato poste te ben perseri po aq deme, por ne forma te tjera.

Me kete qe po ndodh duhet te kete pergjegjesi ligjore dhe politike, dhe vendi duhet te shkoj ne zgjedhje te parakohshme, duke krijuar nje qeveri teknike.

Share: