Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur këtë mëngjes në SPAK.
Në videon e siguruar nga Opinion.al, shikohet ish-ministri i cili po gutet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Mësohet se Beqaj do të merret në pyetje për koncesionin e sterilizimit. Kjo është hera e parë që ish-ministri Beqaj, i cili aktualisht është deputet i PS, merret në pyetje nga SPAK.
Beqaj është në listën e personave për t’u pyetur.
Kujtojmë se 10 ditë më parë u mor në pyetje edhe ish-zëvendës ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.
Për tenderin e sterilizimit ka patur vazhdimisht akuza nga opozita por dhe nga shoqëria civile./Opinion.al