Home Gjeo-Ekonomia Kalaja e Gjon Boçarit, një monument interesant për t’u vizituar

Kalaja e Gjon Boçarit, një monument interesant për t’u vizituar

Kalaja e Gjon Boçarit është një destinacion që mund të përbëjë kuriozitet për turistët gjatë këtij sezoni veror. Ajo është ndërtuar në një kodër dominuese midis fushës së Dukatit dhe fshatit Tragjas, duke kontrolluar bregdetin dhe rrugët që të çojnë drejt qafës së Llogarasë.

Kjo kështjellë 🏰 ka formën e një katërkëndëshi kënddrejtë, me dy kulla në qoshen veriore dhe lindore.
Hyrja e vetme, ndodhet në mesin e njërës nga brinjët e ngushta të katërkëndëshit.
Lartësia e mureve, deri në shtegun e rojes arrin 4 metra.

Në burimet historike, konkretisht regjistrimet osmane, shënohet në Sanxhakun e Vlorës një qytet me emrin Gjoniqestra, i cili kish edhe një lagje hebraike me 61 kryefamiljarë.

Ky vendbanim mendohet të jetë kalaja e Gjon Boçarit, pasi emri Gjoniqestra, mund të përkthehet kështjella e Gjonit, që i përgjigjet kalasë së Gjon Boçarit.

Sot në veri të kështjellës ruhen rrënojat e banesave të këtij fshati dhe janë pjesë e zonës së mbrojtur të monumentit. Kështjella vizitohet për herë të parë nga arkeologu austriak Carl Patsch, në vitin 1904.

Fundjavë të mbarë!

Shenim: Marre nga faqja ne Facebook e deputetit te zones Vullnet Sinaj

Share: