Home KRYESORE Tiranë/ Shiste radio policie online, arrestohet 28-vjeçarja

Tiranë/ Shiste radio policie online, arrestohet 28-vjeçarja

Policia e Tiranës ka arrestua rnjë 28-vjeçare pasi reklamonte dhe tregtonte radio policie, në një faqe në rrjetet sociale.

Mësohet e në pranga ka rënë Marinela Gjinaj, e cila akuzohet për “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një automjet për shërbime postare, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një pako, brenda së cilës kishte 15 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, të dyshuara të kontrabanduara.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se kjo pako ishte dërguar nga shtetasja M. Gj., e cila i reklamonte dhe i shiste këto radio, që dyshohet se janë futur kontrabandë, në një faqe online, dhe dërgesat i bënte nga shërbime postare, veprimtari të cilën nuk e kishte regjistruar pranë organeve kompetente.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 15 radiot. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share: