Home Gjeo-Ekonomia Kisha e Marmiroit, një monument i hershëm për t’u vizituar!

Kisha e Marmiroit, një monument i hershëm për t’u vizituar!

Teksa lë pas qytetin turistik të Orikumit dhe i drejtohesh kodrinave rrëzë gadishullit të Karaburunit, shfaqet një kishë e cila duket se dominon të gjithë peisazhin natyror. ⛪

Ndërtuar rreth shekullit XII, kisha e Marmiroit përbën një nga monumentet religjioze më të veçanta në Shqipëri. Në të spikat pamja e mermertë për shkak të gurëve me të cilët është ndërtuar. Me ekzistencën e rrënojave dhe mureve rreth e përqark saj, mendohet se kjo kishë i përkiste një manastiri.

Ka pasur shumë hipoteza në lidhje me origjinën e emrit. Një prej tyre lidhet pikërisht me pamjen e mermertë, nga ku vjen fjala Marmiroi.

Shqipëria 🇦🇱 është e mbushur me monumente të trashëgimisë kulturore. Sezoni i verës është një rast i mirë për t’i vizituar këto pasuri.

Marrë nga faqja në Facebook e deputetit të Vlorës Vullnet Sinaj që me këtë mënyrë i uron “Ditë të mbarë! ☀️“

Share: