Home KRYESORE Kujdes me fëmijët dhe informacionet e pakontrolluara në internet!

Kujdes me fëmijët dhe informacionet e pakontrolluara në internet!

Nga Urime Straka

-Njerezit duhet te sensibilizohen definitivisht per rendesine e demeve te parikuperueshme te teknologjise per femijet e moshave shume te vogla por duke mos perjashtuar as adoleshencen.

Ne internet qarkullojne shume lojra te rrezikshme qe jane shume afeksionuese per femijet ne pikpamje te pare. Ata afeksionohen dhe ndjenje nje terheqje te madhe te kuriozitetit mbi keto lojra por jo vetem…

Cdo informacion edukues dhe jo edukues duhet te shkoje tek individi paralelisht ne perputhje me moshen. Pra cdo femije duhet te marre aq informacion sa truri i tij arrin te perceptoje pa u demtuar psikologjikisht.

Nese nje femije nuk arrin dot ta perceptoje llogjikisht nje fenomen “te zakonshem” atehere nuk eshte koha qe ai te informohet per ate fenomen. Mos i informoni femijet per dhunen, per vrasjet, per thikat, per drogen, per fjalorin vulgar, per policine apo per mafjan qe ne moshen 2 ose 5 vjec.

Interneti kete akses ju jep. I rrebelon dhe i integron ato ne boten e eger shume para kohe. Mos kultivoni te tille edukate tek femijet. Jepjuni atyre libra… Jepjuni atyre lapsa me ngjyra dhe lerini te fantazojne.

Mos jua kufizoni lirine e endrrave dhe fantazise. Nese ndjekin ne internet nje shembull, e kane te veshtire te fantazojne per shembuj te tjere…

Behuni prind te mire! Edukoni femijen tuaj!

Share: