Home KRYESORE Majlinda Dhuka, kryenegociatorja e re e Shqipërisë/ Ironia therëse e gazetarit

Majlinda Dhuka, kryenegociatorja e re e Shqipërisë/ Ironia therëse e gazetarit

Majlinda Dhuka është emëruar sot Ministre Shtetit pranë Kryeministrit dhe si kryenegociatore në vend të ambasadorit Zef Mazi.

Për Dhukën ka shumë pak të dhëna, vetëm se, është juriste, me një eksperiencë rreth 20-vjeçare në sektorin publik dhe në angazhimin si lektore ne universitete.

Ndërkohë menjëherë pas emërimit të saj, ka reguar analisti Lutfi Dervishi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dervishi ironizon kryenegociatoren e re, Majlinda Dhuka, për faktin se është e panjohur për publikun shqiptar dhe thuajse nuk ka asnjë të dhënë rreth saj.

“Google shpall në kërkim.. kryenegociatoren e re të Shqipërisë!”, shkruan Dervishi.

Share: