Home KRYESORE Mbi 50 ministra e ‘braktisën’, Boris Johnson pritet të japë dorëheqjen sot

Mbi 50 ministra e ‘braktisën’, Boris Johnson pritet të japë dorëheqjen sot

Kryeministria e Boris Johnson duket se ka përfunduar.  Boris Johnson do të japë dorëheqjen si lider konservator sot dhe do të vazhdojë si kryeministër deri në vjeshtë.

Johnson do të shpallë publikisht dorëheqjen e tij gjatë ditës së sotme, pasi një zëdhënës i tij tha se ai do të dalë në një deklaratë të jashtëzakonshme këtë të enjte.

Më shumë ministra dhe ish-aleatë tërhoqën mbështetjen e tyre për kryeministrin britanik dhe i kërkojnë  atij të japë dorëheqjen , por Johnson rezistoi duke thënë se do të luftonte, të paktën për momentin,  edhe pse skandali i fundit seksual i deputetit konservator Kris Pincher që përfshiu Doëning Street po e fundos atë gjithnjë e më shumë.

Shpërbërja spektakolare e karrierës politike të Johnson-it mund të jetë tashmë disa orë nga përfundimi; ndërsa ligjvënësit konservatorë po diskutojnë mundësinë për riformulimin e rregullave të partisë së tyre dhe për të votuar për ta rrëzuar atë nëse  është e nevojshme.

Deri më tani, numri i ministrave të cilët kanë dhënë dorëheqjen nga qeveria e Boris Johnson, ka shkuar në 55, ndërsa së fundmi është larguar edhe ‘besniku’ i tij, Brandon Leëis, i cili mbante postën e sekretarit të Irlandës së Verut.

Top Channel

Share: