Home KRYESORE “Më çuan SMS para se të futesha në studio” Do fliste për...

“Më çuan SMS para se të futesha në studio” Do fliste për ngjarjen në Fushë-Krujë, Artan Hoxha tregon…

Gazetari Artan Hoxha është thirrur sërish në prokurori.

Ai deklaroi se ky vendim është marrë për të dhënë dëshmitë e tij në lidhje me fjalë të thëna në studio televizive mbi ngjarje të caktuara në vend.

Hoxha tha se para se të futej në studio i kishte ardhur një SMS nga një prokurori rrethi, e cila e thërriste për të dhënë dëshmi.

“Para se të vija në këtë studio me erdhi një SMS se duhet të paraqitem në një prokurori rrethi për të dhënë dëshmi atje. Do shkoj unë atje do jap dëshminë. Por kjo punë nuk shkon kështu”, tha Hoxha duke theksuar se në fakt, institucionet ligjzbatuese duhet që të veprojnë në mënyrë të koordinuar për të luftuar organizatat kriminale, të cilat kanë në duar shumë burime financiare nisur nga trafiku i madh i lëndëve narkotike./FastNews

Share: