Është ndërprerë seanca parlamentare është ndërprerë, pasi kreu i PD-së përdori fjalor jo etik kundër Spiroplait gjatë fjalimit të tij më kuvend, duke e ofenduar me fjalë të papërshtatshme.
Fjala e Berishës: Salariotët nuk kanë të sosur, ky burri i dha 500 milionë lekë tenderin kuzhinierit të djalit, si puna e Salariotit që i dha Elkit vëllaut të kësaj ministres të Spirobuçit…
Nikolla: Ju ndërpres fjalën zoti Berisha, nuk pranohet kjo fyerje e rëndë. Ju ndërpres fjalën.
Zoti Berisha keni shkelur rëndë kodin e etikës, do ndërpresim seancën për të vazhduar me masën disiplinore.
Pas kësaj Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën Berishës dhe njoftoi se seanca plenare do të ndërpritet për të dhënë Berishës masë disiplinore për thyerje etike.
Ndërkohë Spiropali u përgjigj duke thënë se Berisha është shembulli se si nuk duhet të flasë dhe të jetë një njeri, një politikan dhe një gjysh.