Nga Ledi Shamku
Kjo eshte perpjekja ime e pare në detyren e re si Konsulle Nderi e Republikes se Shqiperise ne Emilia-Romagna: pra zhbllokimi dhe çuarja përpara e nje marreveshje-kuader te firmosur kohë me parë mes ish-Rektorit te Universita di Bologna dhe Rektorit te Universitetit te Mjekesise, prof. Arben Gjata, për të pasur doktoratura bivalente.
Jam e lumtur qe, pas nderhyrjes, falë edhe ndihmes se kolegeve te mij te UniBo, mesa duket vitin qe vjen do te kemi mjeket e pare shqiptarë qe do te doktorojne edhe ne Spitalet dhe Auditoret e Bolonjes (ekselenca europiane). Sikunder edhe docentet e Bolonjes do te jene te pranishem ne jeten universitare te Mjekesise se Tiranes.
Jam shume krenare per menyren si u perfaqesuan koleget e Tiranes (emrat e te cileve mund t’i lexoni ne flete axhende). Me nje italishte te perkryer e me nje mendesi krejt europiane, ata dialoguan per thuajse tri ore me Rektorin dhe figurat me te rendesishme te mjekesise ne Università di Bologna, qarte dhe me dinjitet, duke u dhene studenteve shqiptare kete mundesi te mrekullueshme.
Jam e lumtur qe, duke u perkitur unë dy boteve universitare, asaj tiranase dhe asaj bolonjeze, munda te ndermjetesoj ne nje moment kritik. Krejt e gatshme dhe deshireplote per te tjera marreveshje te mbara, besoj se marreveshjet e qenesishme me Universitetet e Ballkanit dhe te Europes jane themelore per ne.
(Në foto: Stendardi historik i Alma Mater Università di Bologna – themeluar ne vitin e larget 1088).