Home Gjeo-Ekonomia Protestat masive/Presidenti i Sri Lankës arratiset nga vendi me avion ushtarak

Protestat masive/Presidenti i Sri Lankës arratiset nga vendi me avion ushtarak

Presidenti Gotabaya Rajapaksa është arratisur nga Sri Lanka me një avion ushtarak, mes protestave masive për krizën e saj ekonomike.

Forcat ajrore të vendit konfirmuan se 73-vjeçari fluturoi në Maldive me gruan e tij dhe dy zyrtarë të sigurisë.

Largimi i Rajapaksa i jep fund një dinastie familjare që ka sunduar Sri Lankën për dekada.

Presidenti ka qenë i fshehur pasi turmat hynë në rezidencën e tij të shtunën dhe pasi ai ishte zotuar të jepte dorëheqjen të mërkurën më 13 korrik.

Një burim i tha BBC-së se Rajapaksa nuk do të qëndrojë në Maldive dhe synon të udhëtojë në një vend të tretë.

Vëllai i tij, ish-ministri i Financave Basil Rajapaksa, gjithashtu është larguar nga Sri Lanka dhe thuhet se do të shkojë në SHBA.

Ndërsa Sri Lankasit u zgjuan me lajmin, mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit, Colombo. Shumë u mblodhën në Galle Face Green, vendi kryesor i protestës së qytetit. Ndërsa disa protestues ishin të zemëruar për largimin e Rajapaksa, duke parë si mungesë përgjegjësie.

“Nuk na pëlqen. Ne duam ta mbajmë atë. Ne duam paratë tona mbrapa! Dhe ne duam t’i vendosim të gjithë Rajapaksasit në një burg të hapur ku ata mund të bëjnë punë në fermë,”-tha protestuesi GP Nimal.

Banorët e Sri Lankës fajësojnë administratën e presidentit Rajapaksa për krizën e tyre më të keqe ekonomike në dekada.

Për muaj të tërë ata kanë luftuar me ndërprerjet e përditshme të energjisë dhe mungesat e gjërave bazë si karburantet, ushqimet dhe ilaçet./Opinion.al

Share: