Home KRYESORE Mos e varni në litar Klevi Mukën!

Mos e varni në litar Klevi Mukën!

Nga Artan Fuga

Vlerësoj shumë reagimin e tv A2CNN lidhur me incidentin e rëndë të ndëshkimit profesional, moral dhe ushtrimit të terrorit psikologjik ndaj gazetarit të këtij televizioni në konferencën për shtyp të kryeministrit!

Sado që kolegë të mi të nderuar e quajtën pak të ndrojtur, unë personalisht e falenderoj televizionin që në respekt të logos së tij, të profesionalizimit të gazetarëve të tij, të përpjekjeve të mëdha që bën për të qenë dinjitoz në këtë terren baltovine, mbajti qendrim publik, e konsideroj një hap shumë pozitiv.

Mos harrojmë se tv është edhe një biznes dhe i takon të jetë disi i matur.

Do të kishte qenë fatale ndërkohë nëse llafet që qarkullojnë në Tiranë se Klevin e kanë hequr nga puna tashmë, i kanë marrë fletë-hyrjen duke e ndaluar të hyjë në media, i kanë thënë : ik lipsu në shtëpi – do të ishin të vërteta!

Unë nuk besoj se drejtuesit e këtij televizioni do ta bëjnë këtë, aq më shumë pronarët e tij! Nuk e besoj kurrë!

Klevi Muka do të ketë një të ardhme të madhe në gazetari, mos e harrojë njeri këtë! Cdo kryeministër do të kishte dashur ta kishte atë në krah të tij, një tv si CNN po ashtu! Unë e njoh se çfarë, karakteri ka, çfarë potenciali ka, dhe çfarë edukate ka!

Jam krenar që Shqipëria dhe media ka djem i vajza si ai!

Ndërkaq vihem në dispozicion vullnetarisht nëse tv ka nevojë të japë aq sa mundem ekspertizën time për të vërtetuar se pyetja e gazetarit është krejtësisht etike dhe e saktë, aspak fyese, dhe profesionalisht e rregullt!

Nëse dëshërojnë të dinë ku qendron problemi në të vërtetë dhe si të mos kenë herë tjetër të tilla probleme, jam gati modestisht të kontribuoj!

Share: