Home Gjeo-Ekonomia Ndoshta këtu fillon edhe hilja kryesore e “Ballkanit të Hapur”?!

Ndoshta këtu fillon edhe hilja kryesore e “Ballkanit të Hapur”?!

Nga Emin Azemi

Nëpër portale të ndryshme po lexojmë se si turistët nga Kosova po kalojnë keq aty këtu në rivierën shqiptare. Rasteve të izoluar po iu jepet disi karakter përgjithësues. Për pasojë, ata që kanë dëshirë t’i shohin gjërat bardhe zi, e sidomos ata që disa raste duan t’i shohin si dukuri, shumë shpejt bien pre e një psikoze grupore që si qëllim përfundimtar ka krijimin e një imazhi të rrejshëm mbi turizmin shqiptar.

Në fakt realiteti është krejt tjetër. Më mirë se në bgegetin shqiptar, askund tjetër nuk kalojnë turistët shqiptar e këndej Drinit. Mediat është mirë të shkruajnë për raste që cënojnë imazhin e turizmit shqiptar, por jo të bëhen tellall të një fushate absurde…

Ka rrezik që në prapavinë e thellë të kësaj propagande të zezë të qëndroj edhe ndonjë “dezhurni” nga “kazermat dezinformuese” të Serbisë, që di të flet edhe shqip, e që si qëllim final ka krjimin e një jazi në mes të shqiptarëve dhe përgatitjen e terrenit për një depërtim më të madh serb në bregedtin shqiptar…

Sepse vetëm qarqeve antishqiptare iu konevon propaganda për njollosjen rivierës shqiptare…

Vetëm ata që nuk duan të shohin një treg të përbashkët shqiptar, dhe gjith[ka tjetër të përbashkët shqiptare, duan ta imponojnë veten si shpëtimtar të ekonomisë shqiptare, por edhe si furnizues kryesor me ajër për mushkëritë e shqiptarëve….

Ndoshta këtu fillon edhe hilja kryesore e “Ballkanit të Hapur”?!
(e.a)

  1. 2022
Share: