Home KRYESORE Në shkollë 5 vjeç/ Kushti i Ministrisë së Arsimit: Nëse mbushin 6...

Në shkollë 5 vjeç/ Kushti i Ministrisë së Arsimit: Nëse mbushin 6 vjeç brenda vitit

Me nisjen e vitit të ri shkollor në 12 shtator, Ministria e Arsimit propozon që të ndryshojë mosha kur nxënësit kanë të drejtë të ndjekin arsimin fillor dhe të pranohen në klasë të parë edhe fëmijët 5-vjeçarë.

Regjistrimi me kohë të plotë në shkollë i fëmijëve edhe pas nisjes së vitit shkollor, sipas projektligjit përcakton kushtin që ata do të lejohen vetëm nëse mbushin moshën 6 vjeç deri në 31 dhjetor të po atij viti kalendarik.

Ministria e Arsimit shpjegon se propozimi lidhet me ndryshimet e zhvillimit të fëmijëve në ditët e sotme  të cilët nuk duhet të kenë pengesë moshën për arsimimin e tyre. Por çfarë mendojnë vetë prindërit dhe fëmijët?

Ky do të ishte një hap i mirë sipas familjarëve nëse 5 vjetarët do të bashkoheshin në një klasë dhe jo të zhvillonin mësimin me nxënës më të mëdhenj.

Më tej, Ministria e arsimit kërkon të forcojë rregullat në punësimin e mësuesve nga urdhri i ministres Evis Kushit për të  ndaluar punësimin e arsimtarëve në shkolla të cilët janë dënuar për vepra penale që lidhen me të miturit pas abuzimeve seksuale dhe rasteve të dhunës në shkolla, pavarësisht rehabilitimit të tyre, propozohet që ky urdhër I 2021 të kthehet në ligj.

Top Channel

Share: