Home Gjeo-Ekonomia Ministri ukrainas: Po grumbullojmë “ushtri milionash” për të rimarr jugun

Ministri ukrainas: Po grumbullojmë “ushtri milionash” për të rimarr jugun

Ukraina po planifikon një “ushtri milionash” të pajisur me armë të NATO-s për të rimarrë jugun e vendit nga rusët okupues, tha ministri i mbrojtjes.

Rimarrja e zonave rreth bregut të Detit të Zi ishte jetike për ekonominë e vendit, tha Oleksii Reznikov.

Megjithatë, komentet janë më shumë një thirrje grumbulluese sesa një plan konkret, thotë Joe Inwood i BBC-së në Kiev.

Komentet e ministrit të Mbrojtjes vijnë pasi Rusia pi bën përparim në marrjen e territorit në rajonin lindor të Donbasit.

Një sulm në një bllok banesash të dielën vrau të paktën 18 persona, ndërsa 20 të tjerë dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja.

Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve në vendin e ndërtesës pesëkatëshe në Chasiv Yar, pranë qytetit të Kramatorsk, në rajonin e Donetsk, i cili ka qenë në qendër të një shtytjeje ruse./Opinion.al

Share: