Dita e nesërme 24 korriku, shënon fundin e presidencës së Ilir Metës dhe nisjen e një rrugëtimi 5-vjeçar për Presidentin e ri Bajram Begaj.
Begaj do të betohet në një seancë të posaçme parlamentare, që do të zhvillohet ditën e nesërme më 24 korrik në orën 18:00 në Kuvend, por jo të gjithë palët politike do të marrin pjesë në seancë.
“Top Channel” ka kontaktuar grupin e Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, të cilët konfirmuan se do e bojkotojnë seancën plenare te betimit te Presidentit Bajram Begaj, duke arsyetuar se zgjedhja e presidentit të ri ishte antikushtetuese.https://4b622d6593a50af14e6493d26dbcbb10.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Nga ana tjetër Enkelejd Alibeaj ka njoftuar se grupi i tij do të jenë të pranishëm në seancë edhe pse qëndrimi i tyre është i qartë. Ai sqaron që Presidenti Bajram Begaj përfaqëson zgjedhjen e njëanshme të mazhorancës, megjithatë shton se do të respektojnë Kushtetutën dhe institucionët dhe jo individët.
Alibeaj: Ne do marrim pjesë në seancën e nesërme në Kuvend. Seanca e nesërme është e parashikuar nga Kushtetuta. Qëëndrimin tonë për z. Begaj e kemi mbajtur dhe është i qarte. Ai përfaqëson zgjedhjen e njëanshme te mazhorancës dhe nuk përfaqëson gjysmën e shqiptareve. Por ka një ndryshim midis individit Bajram Begajt dhe Presidencës se Republikës si institucion. Kemi respektuar e do te respektojmë Kushtetutën dhe institucionet e jo individët. Jemi shume te qarte ne këtë pozicion. Edhe ne 2017 kur z.Meta u zgjodh president PD atëherë nuk mori pjese ne votim por mori pjese ne ceremoninë e betimit.
Bajram Begaj, propozim i Partisë Socialiste, u zgjodh President në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Begaj, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, do të jetë presidenti i 8-të i vendit që pas shpalljes së pluralizmit.
Top Channel