Krejt t’u kanë përzi’, Kryeministër!
Nga Kimete Berisha
Para se të shpreh mendimin tim
për urimin e Kryeministrit Kurti për Ditën e Pavarësisë së Amerikës,
e shfrytëzoj rastin të shpreh mendimin tim negativ për listën e mysafirëve të ambasadës amerikane:
Pak estradë – pak ‘Dubai’…
aty nuk sheh poet, nuk sheh dijetarë, shqiptarë të urtë e kokëulur, të atillë që nuk imponohen, nuk bëjnë tregti me emrat e tyre e me pozita shtetërore….
sheh edhe hajna e hajnesha të institucioneve; një këngëtar lirik…ish missa, vip-a, me kerre e me pare të shtetit…
Urimi i Kryeministrit për Ditën e Pavarësisë së Amerikës është megaloman:
e njoh atë ndjenjë, kur flet me të huajt (në fillim) – ke nevojë t’u tregosh se si ti e njeh historinë dhe kulturën e tyre, dhe se si ti di shumë për ta,
se ti lexon dhe – s’je ti qysh kujtojnë ‘ata’ – ti je i veçantë…
Ama gjithmonë del qesharak sa herë që ia zbukuron të huajit historinë dhe kulturën e tij.
Më ka ndodhur: në një grup punues, e bindur se një indian në pozitë të lartë e njeh Tagorën, unë e përmenda një varg të tij, për ta bërë mysafirin të ndjehet i njohur…por, ama indiani nuk e njihte Tagorën.
- Kryeministri ka nevojë të madhe t’ia pranojnë bota ‘dijen’.
Por ‘dija’ e tij është interpretim i dijeve të huazuara – prandaj nuk ia pranojnë. - Virtytet e tij janë të huazuara.
Prandaj, ka kaq shumë kundërthënie në të folmen e tij.
Nuk e ka (të veten) asnjë thënie, ka veç parulla me urrejtje kundër të gjithëve që kanë punuar në 20 vitet e shkuara në Kosovē.
Dhe,
urrejtja është baza mbi të cilën është ngritur.
I ka joshur shqiptarët ta urrejnë të kaluarën…
Nuk i ka joshur ta duan atë personalisht, por t’i urrejnë të tjerët.
Prandaj përkrahja për të varet nga urrejtja ndaj të tjerëve.
Pastaj, shqiptarët, të pafat siç janë, mezi s’pritën ta gjejnë fajtorin e fatkeqësisë së tyre, dhe të shtyrë nga urrejtja për të kaluarën – u bën me Albin Kurtit.
Jo nga dashuria për të – por nga urrejtja për të tjerët.
Puna e tij nuk është të jetë i mirë për vete, por t’i bëj të tjerët të duken keq.
Cila shtëpi mbahet në këmbë me urrejtje?
Si do t’i ushqesh njerēzit me urrejtje ndaj të tjerëve (që kanë shkuar), në kohën kur Ti vendos për fatkeqësinë e shqiptarëve.
…korrje-fshirjet e urrejtjes – kanë dhënë kaq urrejtje sa për t’u ushqyer ndjekësit e tij deri në vjeshtë.
Sepse, dikë duhet ta urrejnë shqiptarët – që ta duan Albin Kurtin.
- Duke i treguar Presidentit Joe Biden se Rusia është shumë e rrezikshme, Kryeministri Albin Kurti shprehu vendosmërinë e tij që ta luftojë Rusinë deri në frymën e fundit.
Anipse, populli po i durojnë urie, e ky nuk po mund ta ulë as çmimin e bukës….s’ka lidhje…dikush është i lindur veç për punë të ‘mëdha’.
Lufta në Ukrainë ka nisur me boom, dhe secilën herë e më shumë e ka humbur vëmendjen e botës, derisa u bë të ‘duket normale’ kjo luftë.
Lufta në Kosovë ka nisur pa boom dhe secilën herë e më shumë e ka rritur vëmendjen e botës – deri në çlirim.
Nuk e di çfarë i duhet ta krahasoj Kosovën me Ukrainën!
Nuk e di pse Kurti më shumë se Zelensky ka frikë nga Rusia.
- Albin Kurti, u hutua, duke i analizuar zhvillimet në Ukrainë – dhe doli nga Urimi.
Ama, u kthye në Urim për një moment kur e përmend Kantin.
Në Urim shtroi dilemën në e ka lexuar Abraham Lincoln – siç tha ai: dijetar – Kantin.
E gjeti bash Kantin ta citonte, i cili ka ditur të shkruaj edhe si racist edhe si seksist.
Në një rast Kanti ka thënë: ‘Amerikanët autokton dhe negrot nuk mund ta udhëheqin vetëveten, ata mund të shêrbejnë veç si skllevër…se janë edhe dembelë’…
Dihet, koha kur Kanti ka menduar kështu, ka qenë koha e pushtimit…
por, ama, çka po të duhet ty të thuash se ti e ke lexuar Kantin, ndoshta edhe Lincoln e ka lexuar Kantin
(anipse Lincoln s’ka qenë i njohur për lexim…të filozofisë).
Lincoln ka qenë i vdekur kur libri i parë i Kantit është përkthyer në anglisht, 150 vite pasi është shkruar.
Për librin ‘Critique of Pure Reason’ e kam fjalën.
Të më lexonte Kanti mua, do të thoshte: ‘Femra nuk e pranon mashkullin i cili
pajtohet me të për gjithçka’.
P.S. Urime Urime 🇺🇸