Pa Filtra, ish kryetari i Preshevës në Serbi, Ragmi Mustafa i ftuar i gazetarit Artur Nura.
Emisioni Pa Filtra në Ntv Televizion vazhdon me pilitikën redaksionale Pan Shqiptare dhe sot kishte të ftuar ish kryetarin e komunave shqiptare në Serbi, i cili foli për problematikat kryesore me të cilat përballen shqiptarët në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.
Sipas Mustafës Beogradi ka një politikë të mirëmenduar për çpopullimin nga autotoktonët shqiptarë të këtyrw zonave!
Pioitikani Ragmi Mustafa kujtoi projektin e Beogradit për të instaluar në trojet shqiptare veteranët e luftrave të përgjakshme serbe në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë duke i garantuar atyre punë dhe stabilitet ekonomik ndërsa ndër shqiptarë papunësia është kolosale!
Ky projekt i Serbisë, tha Mustafa dështoi në sajë të protestave tona, por ai ka vazhduar në mënyra të komufluara ndërsa komunat tona nga mijëra banorë dikur tashmë janë katandisur në qidra sepse shqiptarët kryesisht të rinjtë nga sundimi serb janë detyruar të emigrojnë!
Pilitikani preshevar Mustafa apeloi për më shumë përgjegjësi politike nga Tirana dhe Prishtjna të cilët sipas tij i kanë injoruar peoblemet e shqiptarëve në Serbi.
Mustafa shtoi se Edi Rama me Open Ballkans i duhej ti kërkonte më parë Vucicit respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi dhe pastaj të bënte “deal” me Serbinë për lëvizje të lirë, ndërsaPrishtina dhe Albin Kurti duhet në negociata me Beogradin, siç kërkon Serbia më shumë të drejta për serbët e Kosovës, të kërkojnë të njëjtat gjëra për shqiptarët e Serbisë!
Sipas Mustafa të drejtat ekonomike, politike dhe kulturore që gëzojnë serbët në Kosova janë të pakrahasueshme me situatën e dhimbshme që përballojnë shqiptarët në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë!
Politikani Ragmi Mustafa e mbylli intervistën duke i kërkuar Tiranës dhe Prishtinës të reagojnë sa më parë ndaj Beogradit dhe ndërlombëtarëve!