Home Gjeo-Ekonomia Pa Filtra, politologu Albinot Maloku: Gjykata Speciale u realizua me presion të...

Pa Filtra, politologu Albinot Maloku: Gjykata Speciale u realizua me presion të madh ndërkombëtar e tani është krejt jashtë kontrollit ligjor të Kosovës.

Politologu Albinot Maloku i ftuar në Ntv Televizion nga gazetari Artur Nura, tha se vizita e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti në SHBA po rezulton shumë e sukseshme.

Sipas politologut Maloku kjo vizitë po konkludohet me një sukses të jashtëzakonshëm mbi energjine me finacime në shifra të parealizuara më parë. Duhet shtuar – tha politologu Maloku – që ky projekt mbi energjjinë është iniciuar nga qeveritë e shkuara dhe po konkludohet sot edhe si rezultat e punës së kryer edhe më parë.

Politologu Maloku foli edhe për Projektin e Komunave serbe në Kosovë kërkuar nga Beogradi, për të cilin tha se kryeministri Albin Kurti po vepron drejt që nuk po e pranon sepse nuk do i qëndronte premtimeve elektorale për ti cilat është votuar dhe, për më tepër do të tejkalonte hapësirat ligjore dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës!

Në lidhje me proçeset penale të Gjykatës Speciale mbi luftën çlirimtare të UÇK-së dhe lidershipin e kësaj lufte martire të popullit të Kosovës, politologu Albinot Maloku tha se kjo Gjykatë u themelua nën një presion të jashtëzakonshëm të padrejtë ndërkombëtar e cila barazoi viktimat shqiptare me agresorin serb dhe tani pavarësisht se është themeluar nga një ligj i Kosovës ështe krejt jashtë juridiksionit të Kosovës deri në abuzim me autoritet që e themeluan!

Në lidhje me iniciativat e Tiranës kundër raportit abuziv të Dick Marti i cili u konsiderua si shtysë bazë e themelimit të gjykatës speciale, politologu Maloku tha se padyshim duhet bërë diçka e drejtë “më mirë vonë de kurrë” por, do duhej – tha Maloku – që ai raport abuziv iniciuar nga interesa ruse do duhej të ishte kundërshtuar dhe denoncuar që në momentet kur u publikua mbi baze folklorike!

Në lidhje me projektin Tiranë – Beograd – Shkup i Open Ballkan, politologu Albinot Maloku tha se nuk gjen askënd në Kosovë të jetë pro tij sepse ekzistojnë disa intrumentë të tjerë euroatlantik të cilët do duhej të kryenin më mirë të njëjtin funksion dhe se Open Balkans është i panevojshëm!

Share: