Home Gjeo-Ekonomia Pa Filtra, Zef Bushati: Berisha, Meta dhe Rama në aksion këtë verë...

Pa Filtra, Zef Bushati: Berisha, Meta dhe Rama në aksion këtë verë sepse nuk ndihen të sigurtë. Nënë Tereza Papa Gjon Palit: Amanet Kosovën!

Kryetari e Aleancës Demokristiane Zef Bushati i ftuar nga gazetari Artur Nura në emisionin Pa Filtra në Ntv, foli për agresivitetin e politikës në Tiranës duke thënë se Sali Berisha, Ilir Meta edhe kryeministri Edi Rama janë dinamikë dhe agresivë sepse të tre ndihen të pasigurtë për të ardhmen e tyre!

Sipas demokristianit Bushati dinamika e SPAK dhe të thirrurit VIP-a nga ky institucion për të deponuar përballë prokurorëve, erërat që vijnë nga SHBA me deklarime zyrtare “non gratta” por, sigurisht sipas Bushatit, edhe jo zyrtare, kanë trëmbur jo vetëm Berishën dhe Metën, por edhe vetë Ramën i cili jo rastësisht realizoi ndyshime radikale në qeverinë e tij!

Për debatin mbi bashkëpunëtorët e ish Sigurimit famëkeq të shtetit, demokristiani Bushati tha se ligji nuk duhet të parashikojë vetëm baahkëpunëtorët e këtij institucioni të dhunshëm të diktaturës, por në mënyrë të veçantë të parashikojë bashkëpunëtorët e shërbimeve inteligjente të vëndeve jo mike të Shqipërisë.

Për situatën politike zgjedhore demoktristiani Bushati tha se asgjë pozitive nuk mund të ndodhë në politikë nëse nuk do ndryshohet ligji zgjedhor i cili ka forcuar pozitat e dy partive të mëdha duke i mbyllur të gjitha rrugët partive të tjera të cilat kanë një përqindje shumë të madhe votash që i zeron ligji elektoral i realizuar nga Edi Rama dhe Sali Berisha.

Demokristiani Bushati për zhvillimet pilitike në Kosovë dhe njohjet e munguara të saj në Europë tha se Tirana zyrtare duhet tu kërkojë me ngulm këtyre vëndeve të njohin sa më parë Kosovën në favor të integrimit sa më parë të gjithë Ballkanit perëndimor në Bashkimin Europian.

Zef Bushati si ish ambasador i Shqiperisë në Vatikan tha ky shtet i vogël me influencë të madhe ka mbajtur një qëndrim shumë pozitiv ndaj Kosovës pavarësisht se nuk e njeh akoma zyrtarisht! Bushati garantoi që njohja e Kosovës nga Vatikani do të ndodh shumë shpejt, sepse sipas ish ambasadorit shqiptar në Vatikan, Nënë Tereza ja ka lënë Kosovën amanet Vatikanit! Ne fakt me saktë, Nënë Tereza i ka shkruar Papa Gjon Palit: Amanet Kosovën!

Share: