Home KRYESORE Pas amerikanëve, anglezët e shpallin: Non grata! Si do mbrohet Berisha?

Pas amerikanëve, anglezët e shpallin: Non grata! Si do mbrohet Berisha?

Shpallja e kreut të PD-së, Sali Berisha non grata edhe nga Britania e Madhe u diskutua sot gjatë emisionit “Pikat mbi i”.

Zheji: Tani rëndësi ka që kjo gjë ndodhi dhe nuk është një lajm i mirë për doktorin dhe opozitën. Nuk mund të ecin përpara me teori konspirative. E dimë që nëse ndikimi i Soros në SHBA ka një lloj kuptimi, edhe Trump e goditi shumë, me futjen e Britanisë së Madhe në lojë, ku ndikimi i Soros është vetëm bankar, nuk është një personazh shumë i dashur. Thënë kjo, është një goditje jo e lehtë për Berishën. Nuk e di cila do jetë strategjia për ta mbrojtur. Nuk mendoj që Rama dhe Basha kanë kaq shumë influencë në Uashington dhe në Londër. Është një paradoks që duhet zgjidhur sepse dëmton peshën specifike të opozitës shqiptare.

Lubonja: Në qoftë se marrim të mirëqenë argumentin e Zhejit që nuk ka ndonjë lobim nga Rama, por kemi të bëjmë me punën e hetuesve britanikë, si është e mundur që ata nuk shohin se çpo ndodh në Shqipëri? Jo më shumë se një vit më parë, kur ishin zgjedhjet, një kriminel nga Britania ishte ai i Elbasanit që po bënte blerjen e votave dhe këta britanikët me gjithë këtë sofistikim të madh nuk e paskan zbuluar. Argumenti im ka qenë dhe mbetet që këtu krimi i organizuar nuk luftohet kështu, luftohet e para nga ata që janë aktivë dhe luftohet i gjithë sistemi. Këtu duhen gjetur metoda të tjera për ta luftuar krimin dhe jo duke kapur një krim të 14 viteve më parë. E tha edhe Berisha: edhe amerikanët e britanikët mund të gabojnë dhe mund të gabohen nga të tjerët. Britania ka qenë gjithmonë e lidhur me SHBA-në. mbi një gënjeshtër të madhe që disrektitoi Toni Bler, u bë lufta në Irak. Ishte gënjeshtra që Sadami ka armë kimike. Prandaj edhe ata duhet ti shohim me rezerva. Mendoj që qoftë akuza e krimit të organizuar, nuk ka shqiptar që nuk e di që krimi i organizuar është bërë gjithmonë edhe më i fuqishëm me gradaçelat në Tiranë. Zheji tha që Soros nuk është i fuqishëm në Britani. Një nga këshilltarët më të fuqishëm të Ramës ka qenë dhe mbetet Toni Blair që ka lidhje të fuqishme. Ai ka bërë PR për Ramën. Edhe Soros vetë nuk është pa lidhje. Ai është një sponsor shumë i madh në Europë. Që këtu duhet të ndajmë një gjë ne: ose këtu kemi të bëjmë me shërbime inkompetente amerikane dhe britanike që kapin krimet e para 14 viteve dhe jo këto të sotmet, ose kemi të bëjmë me një akt politik në favor të regjimit të Ramës. Shikoni si e trajtojë Erdoganin, për interesa e trajtojnë.

Zheji: Ka mospërputhje për vendimet e vonuara në lidhje me Berishën. E tha edhe sot që merrem me mua pas kaq vitesh, ndërkohë që ka raste flagrante që SPAK po i këqyr. Me këtë jemi dakord. Tony Blair është me influencë dhe merret me qeveritë problematike, por mos harroni që tani është një qeveri konservatore. Sa i përket çështjes së Irakut, Tony Blair ka qenë kryeministri më i ndëshkuar për këtë gjë.

Lubonja: Manipulimi më i madh që i bëhet shqiptarëve është që kemi të bëjmë me perandorinë më të madhe historike, nuk duhet diskutuar. Kjo më bën nervoz.Zheji: Ta themi që Britania e Madhe bën lajme fake? Nuk e them dot. Nuk është serioze.

Lubonja: Po armët kimike në Irak?

Zheji: Nuk ka krahasim mes Irakut dhe Shqipërisë. Iraku ka qenë një rrezik botëror. i ishte prerë bileta Sadamit që me luftën e Kuvajtit. Nëse nuk do i kishte armët do i bënte.

Lubonja: Atë që the më parë, e kundërshtove. Teza ime është Rama ka punuar me mënyrë më finoke që meqë nuk ka bërë dot atë drejtësinë që duam ne, nëpërmjet instrumenteve …në kohën kur ka qenë skandali i Fazllic, Britania ka pasur marrëdhënie shumë të mira me Berishën. Këto dy akuza ne duhet ti analizojmë. Në Elbasan doli një person që ishte akuzuar për krime në Britani, u gjetën ato materialet. Këto ambasada dhe shërbime që kanë dhënë informacion për Berishën, kanë qenë tërësisht indiferente dhe na luftojnë krimet e 10 viteve më herët. Kjo e dëmton demokracinë. Unë që jetoj në Shqipëri dhe e njoh më mirë se ambasadori britanik, e di se kjo nuk është çështje e personit Berisha, por kemi një system të ngritur. E di që këtu kemi të bëjmë me një akuzë politike të ngritur nga Rama i cili meqenëse nuk e bën dot me gjykatës, e bën me ndërhyrje dhe lobingje ndërkombëtare. Nëse do besoj se ata e kanë seriozisht luftën ndaj krimit në Shqipëri, kanë pasur aq shumë materiale në këto 10 viteve që kanë dalë, saqë nuk ka nevojë fare as për hetime. Shikoni historinë e inceneratorëve, evazionit fiskal, Butrintin, përditë ka gjëra. Këta heshtin për të gjitha këto gjera.

Zheji: Shqipëria është një vend shumë i vogël saqë ata të deformojnë autoritetin e tyre dhe të ndërtojnë konspiracion. Edhe një thashethem që u tha se është zbuluar naftë këtu, e zbuloi SHELL, që nuk është britanike por holandeze. Është e vërtetë ajo që thotë Lubonja që pse merren me historitë e të kaluarës. Nga ana tjetër nuk do shoh që Shqipëria të ketë interesat që ka pasur Iraku dikur. Nuk mendoj se jemi kaq të rëndësishëm. Nuk mendoj që Rama është kaq i rëndësishëm dhe me kaq ndikim se kjo pastaj kapërcen kufijtë e imagjinatës sime.

Lubonja: Vazhdoje fjalinë, thuaje çfarë është.

Zheji: Është një rradhë veprimi që ata e kanë vendosur. Ndoshta më vonë do ketë edhe goditje të tjera. Nuk përjashtohet Rama. Nuk besoj që goditja e Berishës e gëzon Ramën. Nëse ky system do vazhdojë, radha do u vijë të gjithëve.

Lubonja: Lufta politike në Shqipëri ka disa tema, që merren e rimerren si referenca nga klasa politike. Një nga temat është edhe kjo e korrupsionit. Një temë tjetër është ajo e patriotizmit, se kush e do më shumë apo më pak Kosovën, Shqipërinë, kush është agjent i Serbisë, etj. Rama iu përgjigj Berishës pas 2-3 muajsh për rezolutën e Srebrenicës.

Zheji: Mendoj që formalisht kjo ishte një rezolutë në mbështetje të Hashim Thacit, në lidhje me aktakuzë të pavërtetuar. Ajo që thotë Berisha mund të jetë e vërtetë, por ka dhe një akuzë që duhet provuar, që drejtësia apo Kësilli i Evropës dhe instrumentet që ato përdorën, qenka politike. Rama e mbërtheu dje në Kuvend, duke dalë sikur është njeriu që e do Kosovën më shumë, dhe për të Kosova është Hashim Thaci dhe UÇK. Në të vërtetë nuk ka pasur një klimë të mirë të Berishës dhe UÇK. Praktikisht, socialistët me Nanon dhe Fatos Klosin ka pasur lidhje shumë speciale me UÇK, sepse sipas tyre, kjo forcë do të njihej nga Perëndimi herët apo vonë, siç edhe ndodhi. Në përplasjen e djeshme mendoj se është një gjë me ngjyra nacionaliste, një lloj karremi dhe provokacioni i vazhdueshëm që Rama ia hedh Berishës si sfidë, duke ditur marrëdhënien e tij jo të mirë me UÇK, për të futur Berishën në një spirale përplasjeje. Por, në fakt kjo e faktorizon Berishën. Rama ka dëshirë ta faktorizojë Berishën, por aty ku do ai. Ai u detyrua të marrë dje në mbrojtje Thacin, për të cilin s’ka lënë gjë pa thënë. Pra, është një lojë djallëzore e Ramës, dhe që Berisha bie në atë kurth, pasi sedra e tij lëndohet, nuk ka këshillim strategjik, ndërkohë që Rama ishte i ftohtë. E gjitha kjo spotoi mendjen nga zhvillimet e ditës. Rama ishte provokativ, gjithë gjuha e tij ishte shumë e rëndë dhe e papranueshme. Këto skena të kujtojnë vendimin që u mor për djegien e mandateve. Strategjia e Ramës ka qenë provokacion dhe po e bën këtë, pasi nuk ka instrument tjetër në dorë.

Lubonja: Këtu bëhet gjithmonë lufta e brendshme politike. Ne kemi qenë gjithmonë me dy regjistra, dy shina, ku në njërën flasim për standarde evropiane, por nga ana tjetër kemi një retorikë nacionaliste brenda vendit. Unë mendoj se nëse kjo rezolutë do të shihej me seriozitet nga perëndimorët, është shumë problematike dhe i heq pikë Ramës. Më e tmerrshmja është se neve, për hir të këtij patriotizmi kaq të madh, mirë që nuk i konsiderojmë si njerëz ata që na kanë vrarë, por heshtim edhe ndaj shqiptarëve që u kanë vrarë këta njerëz. Ky është makabritet. Çdo individ që kryen krime, duhet dënuar. Ne e kemi politizuar këtë me frymë nacionaliste brenda vendit. Edhe Berisha është pjesë e kësaj loje, e kësaj kulture. Në këtë aspekt, Berisha nuk është ajo opozitë që do të doja të kishim. Rama e hodhi për treg të brendshëm rezolutën, ashtu siç bëri edhe Berisha me atë të Srebrenicës./360grade.al

Share: