- Për Bajram, Kryeministri i ka gëzuar vajzat e mbretëreshave:
vajzën e tetka Emilijes, vajzën e Donika Gërvallës dhe të vojvodës – Shpejtim Bulliqit.
(Vajzën e Arbërie Nagavcit e ka gëzuar më herët).
Flokët e kallta të Emilijes biejnë në sy nga helikopteri i KFOR-it.
Ndërsa punxha all i shihet në perimetrin Urë e Ibrit – Dudi Kërrsh.
E meriton punësimin e vajzës, sepse është e zonja, teta Emilija mund të quhet ndryshe ‘King Kongu’ i qeverisë Kurti.
- Për kontributin e saj kundër UÇK-së Donika Gërvalla (e edukuar nga mamaja e saj anti-UÇK- e njohur nga rrethi i ngushtë dhe nga shoqet për opinionet e saj të tërbuara kundër UÇK-së,
në veçanti Suzana kurrë nuk ka arritur ta kuptojë pse Adem Jashari i ka sakrifikuar fëmijët e tij për Liri).
Por, shpërblimin e sakrificës së Tij e merr.
Mbesa e saj 16 vjeçare, sot bëhet me përvojë pune në Ministri të Jashtne, nëna ia jep certifikatën si çokollatën, 100 për qind Milk.
- Vajzat e ministreshave si princesha kurse vajzat e tjera ato….nuk donin nanat e tyre të bëheshin ministresha.
Prandaj, ato sot shkojnë aty ‘ku shkojnë vajzat e humbura’. - Me vajza (jo djem), nën 17 vjeç janë mbushur dyqanet e Kosovës.
Vajza 15 vjeçare me uniformë të sigurimit e ruan dyqanin e madh nga hajnat dhe kriminelët.
Inspektoriati i punës nuk i ‘sheh’ fëmijët kah i eksploaton tregu dhe kah shfrytëzohen nga tregtarët.
Shfrytëzimi i fëmijëve nga tregu (me orar të plotë) nuk ka ndodhur më parë në Kosovë.
- Përveç kah shpija që bëheshim kuzhiniere në moshën 6 vjeçare (kush ishte e zonja edhe 5 vjeçare e bënte shërbetin më të mirë se ti dhe se krejt çarshia).
Ka pasur konkurrencë të madhe atëbotë. Praktikën e pites e kryenim me lloç.
- Nuk kemi treguar suksese të dukshme as në kuzhinë, kemi mbetur as andej-as këndej, pseudo-kuzhiniere, sepse ndërkohë e ndjeknim dijen – mësonim përmendêsh vjersha të këqija dhe formula që s’i kuptonim.
- Dje, e gjetur para vështirësive të jetës (dhe tepsisë së zbrazët), e kuptova se me pas mend nuk do ta kisha mësuar përmendësh vjershën primitive për bagëti e bujqësi, por kisha mësuar të tëhollojë petë të bakllavës.
- Nuk do ta kisha mësuar aq përmendësh sa që kurrë nuk e kam harruar numrin PI:
‘I pari në katror, plus dyfishi i pari dhe të dytit, plus i dyti në katror’ .
Në vend të kësaj formule të padobishme (për mua), më mirë të kisha mësuar: Si ndizet zjarri pa shkrepsë dhe si shuhet zjarri pa ujë.
- Unë nuk e di që fshihet mashtrimi dhe padrejtësia. Mashtruesi më i madh të jesh, nuk ke se si të fshehesh nga njeriu dhe nga mediat, kur secili sot është kameraman, secili është fotograf.
Mashtrimi tashmë është një ‘art’ i vdekur.
- Ti fshehe në mundesh!
Mund ta fshehësh mashtrimin, ama duhet t’i zhdukësh dokumentet, duhet t’i shkatërrosh gjurmët.
T’i fshehësh familjarët që i ke punësuar. - Ti mund ta fshehësh punësimin e vajzës së Arbëries, por pastaj s’mund ta fshehësh vajzën e Donikës – se nuk ta lejojnë.
Nuk fshehen njerëzit, as kur zhduken.
- Nuk ka mënyrë që mund ta fshehësh faktin se ministrat dhe njerëzit e Albin Kurtit po i punësojnë fëmijët e tyre në Institucione.
- Emilija më esnafe, e Donika bile as nuk po lodhet të mbrohet.
E përdorë idiomen që më së shumti e kam mërzi ‘karvani ecën’, demek lehni ju, ne vazhdojmë me punësime familjare. - Unë e kuptoj, e vetmja mënyrë që ta mbajë pushtetin ndër shqiptarët është t’i lejojë të gjithë të vjedhin.
- Kosova është shtet i dështuar plotësisht.
Nuk ka politika ekonomike, nuk ka politika sociale.
Hajnia, familjarizmi, thashethemet, padija, me t’njofshëm – janë kultura e këtij vendi që veç konsumon: veç han dhe han. - Por sot është festa e Bajramit.
Sot do të duhej të flasim veç fjalë të mira.
Secili më ‘pejgamber’ se tjetri: sot u mbush mirësi n’tana anët.
- Po nuk dua të flas fjalë të mira as sot për festë.
Festa nuk i shpëlan mëkatet…bash për festë mua më vjen një dallgë… - Më vjen shumë inat kur i shoh gjjthë këta njerëz të këqij që bëjnë sikur janë të lidhur me Zotin, ndërsa më shumë janë të lidhur me mishin e kurbanit sesa me Bajramin.
- Mirësia te shqiptarët është festë – aq rrallë ndodh.
- Sot të gjithë janë veshur bukur dhe po flasin prajshëm. Po rrejnë.
Edhe orhideja italiane duket si mashkull lakuriq (shikojeni), por ama me një hukamë ia këput përmjetin. - Njëri vdiq. U gju’ prej ballkonit.
Komenti i prindit shqiptar me foto të fëmijës së tij në profil, thotë: Paska ra me prapani.ë.
Sot i njejti flet fjalë miradie për Zotin dhe flet në emrin e tij.
Përqeshet tragjedia e tjetrit, thuajse vdekja është tragjedi që u ndodh vetëm njerëzve ‘të lig’.
- Çka thotë hoxha kur vrasësi vdes shpejt, me kokë në jastëk (në gjumë), kurse njeriu i pafajshëm vdes me adalet!
- Shqiptarët nuk e përqeshin vdekjen si japonezët, të cilët e kanë filozofi të jetës: japonezët nuk e marrin vdekjen seriozisht.
Shqiptarët shkruajnë keq, sepse mendojnë keq.
- Dhe muslimani mendon se i jep 6000 euro për të shkuar në ‘serrën’ me 5 yje, në Haxh, për t’u bërë njeri i mirë.
Më së zori është të jesh njeri i mirë – pikërisht pse ‘aty s’ka konkurrencë’. - Paramilitarët e Albin Kurtit ende vazhdojnë të jetojnë në sfera të tjera.
- Shkruajnë se si e kanë zbuluar se ‘idhnimi im ndaj qeverisë Kurti është që nuk më kanë ofruar punë në qeveri’.
Ama unë deri sot i ‘i kam ndërruar’ 10 ministra.
…kryeparamilitari i ka mësuar të udhëhiqen nga urrejtja dhe nga rrena.
Duke i dehumanizuar njerëzit dhe duke bërë propagandë kundër tyre.
- Është gjynah – nuk sheh dittë.
E keni parë se si bien njerëzit kur janë në kulm – kjo duhet të jetë ajo hakmarrja e famshme e Zotit – që thuhet ‘ta kthen (të keqen me të keqe) – kur je më së miri’.
Askush nuk ra për së rati.
- Frika e ruan vreshtën – na ruan edhe neve.
Pasi që çdo gabim paguhet,
nga frika që ndjej prej borxheve të mëkateve – nuk pranoj të lëndoj e të mashtroj njeri.
Jo nga morali, por nga frika që kur t’më kthehet e keqja, s’do të kem asgjë krye shpirti për ta paguar me vuajje…
s’do të kem lott, e do t’më duhet të qaj me gjak.
P.S. Dashuria ime primitive.
Më the se do të takohemi për Bajram
Bajrami erdhi dhe shkoi – ti nuk u ktheve
Pash dashurinë e Zotit, të lus – kthehu!
Zogjtë kanë shtegtuar e prap janë kthyer e ti nuk erdhe
U dasht të takohemi për Bajram
për xhelozinë tona ta sakrifikojmë një Kurban
Por ti nuk u ktheve
Mos t’u ka bë zemra gur?
Si mua.
(Frymëzuar nga ‘Sen Gelmez Oldun’).