Nga Artan Fuga
Pasi e shqyrtova paanësisht, pohoj se pyetja e gazetarit të CNN A2 në takimin e drejtuar nga kryeministri se si ndjehet një ministër kur rregullorja e ndalon të takohet me biznesmenë pa praninë e jallan shahitëve, është një pyetje:
E përkryer profesionalisht
krejt e rregullt etikisht
ekselente stilikisht,
e shprehur bukur dhe me elegancë me gjuhën e trupit.
Ajo nuk drejtohej fare ndaj zonjës Xhaçka, as ta fyente atë, fareeeeee, përkundrazi i jepte asaj shansin që me po atë stil të jepte një përgjigje elegante.
Elegancë për elegancë, jo dhunë ndaj gazetarëve, aq më tepër live, aq më tepër të pabazuar në ligj, aq më tepër e ushtruar nga instanca jokompetente.
Objekti i ironisë së hollë të gazetarit ishte rregullorja idiote që është e pazbatueshme.
Përjashtimi nga ana e të intervistuarit apo e atij që jep konferencë shtypit ndaj gazetarit që bën pyetje, edhe sikur të jenë të gabuara, është e pashëmbullt në të gjithë Planetin.
Ka të tjera mekanizma rregullues.
Nëse kanali televiziv nuk e merr në mbrojtje publikisht gazetarin e vet sikurse i takon, le të heqë atëhere logon e vet, mos quhet CNN A12, sikurse ne i besojmë në vlerat dhe standardet e veta, por le të quhet përshembull CNN Afganistan 007.
Ndërkaq shoqata e gazetarëve, dhe agjenci të tjera rregulluese, nëse heshtin, le t’i gëzojnë kuotimet e gazetarëve, buxhetet publike faraonike, projektet e të huajve që gëlltisin, si edhe të ardhura të tjera nga brenda, që i përlajnë në emër të lirisë së medias!
E gjitha është një lojëëëë, komisari nuk është fare në det!
Gazetarët mos bëjnë protesta leshi, kot sa me la gojën, por të bëjnë blackout informativ duke bllokuar televizionet 6 orë. Nëse nuk munden 6 orë, 1 orë, nëse nuk munden 1 orë, 5 minuta!
Ndryshe aq mirë ua bën, sa s’ka, atë meritojnë!