Nga Artan Fuga
Nga një email paçavure, pa asnjë etikë dhe profesionalizëm, më ftojnë të shkoj në një komision të Kuvendit të Shqipërisë, për të marrë pjesë në një dëgjesë publike me deputetë atje, mbi reformën territoriale dhe administrative!
Gjoja si ekspert!
Unë u përgjigjem publikisht : Refuzoj të marr pjesë; Unë e bojkotoj atë!
Sepse dëgjesat publike janë kthyer në teknika manipulimi të ndyra për të gënjyer me propagandë opinionin publik sikur gjoja kanë dëgjuar dhe marrë pjesë ekspertë në reforma!
Unë ftoj për bojkot të gjithë ata që thërriten në këto paçavure dëgjesash ! Pas përvojave që kam pasur, e kam marrë këtë vendim jo vetëm se të bëjnë budalla, por edhe të fyejnë, të përdorin, as ta venë veshin, madje edhe të dhunojnë psikologjikisht!
Kam kuptuar se të shkosh atje do të thotë ose të bësh qokë që ta kërkojnë, ose të jesh i shitur, ose të mos kuptosh se çfarë po bën!
Ftesa e tyre nuk shoqërohet me asnjë tematikë, me asnjë material paraprak të dërguar, me asnjë informacion mbi të drejtat e atyre si unë, që i kanë caktuar si figurantë!
Unë nuk vij, sepse bojkotoj!
Bojkotoj Kuvendin e Shqipërisë për një mijë arësye!
Mbi të gjitha, sepse mendoj që gjëja më e mirë që mund të bëjë ai Kuvend, është të shpërndahet! Vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohëshme, pikërisht sepse ai Kuvend nuk është legjitim, moralisht, politikisht, ligjërisht!
Keni vënë re ju atje edhe opozitarët: Gjithçka thonë, betohen e stërbetohen, por askush nga opozitarët nuk ka bythë të thotë: Duhet të kalojmë në zgjedhje të parakohëshme! Vendi është në krizë politike të rëndë!
Shumë të rëndë!