Home KRYESORE Protesta/ Rreth 1200 efektivë në terren, akset ku do të kufizohet qarkullimi

Protesta/ Rreth 1200 efektivë në terren, akset ku do të kufizohet qarkullimi

Policia e Shtetit ka marrë masa lidhur me protestën që Partia Demokratike, do të zhvillojë ditën e nesërme, më 7 Korrik.

Sipas news 24, për mbarëvajtjen e protestës do të jenë të angazhuar në terren rreth 1200 efektivë policie, nga forcat e rendit, FNSH, repartit Shqiponja dhe punonjës të gardës. 

Sikurse dhe në protestat e mëparshme, Policia ka parashikuar kordonin e efektivëve përpara Kryeministrisë, ndërsa objektet e rëndësisë së veçantë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, do të ruhen nga forcat speciale.

Ndërkohë për protestën para kryeministrisë do të vendosen kamera sigurie me rezolucion të lartë në vende të ndryshme për të kontrolluar aktivitetin e protestuesve.

Gjithashtu mësohet se një pjesë e segmenteve pritet të bllokohen pjesërisht nga policia rrugore. Kufizime për qarkullimin rrugor nesër nga ora 16:00 do të ketë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rruga “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht “Zhan Dark”.

Partia Demokratike ka kërkuar leje në policinë e Tiranës nga ora 19:00 deri në 21:00 për protestën që pritet të mbahet nesër.

Share: