Home KRYESORE “Pse bërtet?”/ Braçe i përgjigjet ashpër ministres Krifca

“Pse bërtet?”/ Braçe i përgjigjet ashpër ministres Krifca

Deputeti socialist, Erion Braçe, i është drejtuar me tonë të ashpra ministres së Bujqësisë, pasi thotë se fermerët nuk po ndihmohen dhe pop lihen të vetëm përballë rritjes së çmimeve që ua shton kostot e prodhimit.

Ministrja Frida Krifca nga ana tjetër tha se është e vetëdijshme për problemet e bujqësisë, por shtoi se skema e subvencionimit po ecën me ritme të mira, ndërkohë që iu drejtua Braçes me pyetjen “pse bërtet se më ke këtu afër?”

Deputeti, në replikën e tij në kuvend, tha se e ngre zërin për të gjithë fermerët që ka takuar në Lushnjë e Divjakë dhe që pas shitjes së prodhimit, kanë dalë me humbje.

“…Bledi është një djalë që ka ndryshuar bizneset. Këtë radhë pasi ju dëgjoi juve dhe mua, shkoi te shalqiri. Por ju nuk io dëgjoni tani.

Nëse ju nuk i dëgjoni të bërtiturat e tyre, jam unë që vij këtu të bërtas. Se para tyre nesër do të kërkoj vota unë, dhe unë nuk kërkoj vota pa fytyrë”!

Top Channel

Share: