Home KRYESORE Pyetje per Edi Rama nga Endri Shabani

Pyetje per Edi Rama nga Endri Shabani

Plazhet tona ua ke dhene privateve me argumentin se ata i menaxhojne me mire se shteti qe ti drejton. E kuptoj.

Me kete logjike ke premtuar qe cdo privat qe menaxhon plazhet do vendos nje roje bregdetare per cdo 80m vije bregdetare (lineare). Edhe kete e kuptoj.

Ajo qe nuk e kuptoj eshte perse ne 450 km vije bregdetare ka qindra administrues private, dhjete bashki dhe nje qeveri, por nuk gjendet as edhe nje roje bregdetare (?!)

Dje, Anri Kashiku, vetem 18 vjec, u mbyt ne plazhin e Durresit duke u perpjekur te shpetonte dy femije te tjere.

Ku i kishe rojet bregdetare?

Tek ai plazh une te tregoj mbi 100 zaptues me shezlongje, ti me trego vetem nje roje bregdetare.

Pak dite me pare ne plazhin e Palases u mbyt nje 53 vjecar.

Ku ishte ndihma e shpejte? Po rojet bregdetare m’i tregon dot ku ishin?

Se investitorin strategjik e shoh vete, qe nga maja e Llogarase madje.

A me thua dot sa roje bregdetare ka sot ne Velipoje, Shengjin, Durres, Vlore, Himare apo Sarande?

Gjate kohes qe ngrohesh ne diell tek rezidenca e Dhermiut, a e ke pyetur veten ku jane rojet bregdetare?

Si kryeminister i ketij vendi, a te ben pershtypje qe ne muajin e pare te sezonit turistik eshte mbytur, mesararisht, nje njeri cdo tre dite?

Gjate kohes qe ishe ne OKB a te ra rradha te lexosh resoluten e 28 Prillit 2021 per sigurine e plazheve?

Si lider global qe je, a e ke pyetur ndonjehere veten cfare ke zbatuar nga kjo rezolute e OKB-se?

Si nje i majte qe premtoje se “kohes se reres me pagese i kishte ardhur fundi” (qe para 8 vitesh), a nuk te ben pershtypje qe privatet jo vetem qe nuk paguajne taksa, por nuk permbushin as detyrimet ligjore baze per administrimin e plazhit qe kane zaptuar?

Une e di qe ti nuk i respekton aq shume shqiptaret sa te mbash premtimet qe iu jep neper fushata elektorale.

E kuptoj edhe qe ti nuk ndihesh aq i afte sa te drejtosh nje shtet qe i mban plazhet tona te sigurta.

Por, kam nje kerkese:

Kur te kthehesh tek zyra jote e rrethuar me flutura, pasi te kesh bere nja dy kosha, dhe te kesh luajtur me lapsa me ngjyra, merr stilolapsin dhe firmos nje here te vetme nje vendim qe shkon pertej xhepit tend:

Hiqu licencen cdo subjekti qe ende nuk ka siguruar roje bregdetare ne plazhin qe e ke lejuar te zaptoje.

Kaq eshte minimumi qe meriton ky popull…

Share: