Home Gjeo-Ekonomia Rama-PD: Votuat raportin e Dick Marty-t, i keni ngulur thikat Kosovës

Rama-PD: Votuat raportin e Dick Marty-t, i keni ngulur thikat Kosovës

Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit, ka hedhur akuza mbi Partinë Demokratike lidhur me raportin Dick Marty dhe se e përdor Kosovën për të dalë nga krizat e saj partiake.

Rama tha se voto e PD pro në Këshillin e Evropës për raportin e Dick Marty-t ishte një thikë pas shpinë ndaj Kosovës

Këta jeni ju! U miratua rezoluta për Srebrenicën apo nuk u miratua? U miratua atëherë kur ishte planifikuar të miratohej, në ditën e Srebrenicës jo në ditën e foltores dhe të gojores. S’keni ç’i bëni gomarit mbrapa këtu dhe i bëni samarit dhe për samar doni të përdorni Kosovën. Tani të kalojmë te raporti se kemi disa fjalë për raportin sepse zanafilla e raportit të Dick Marty-t është vota e PD-së, në Këshillin e Europës, përkundër votës së Damian Gjiknurit dhe Shpëtim Idrizit kundër Dick Marty-t. Dick Marty-t ia keni hapur ju rrugën. Po kështu hajdeni këtu dhe thoni çfarë mendoni ju për Hashim Thaçin? Është mirë aty ku është në burg? Këto shikoni ju sepse thikat që ju i keni ngulur Kosovës nga dita e parë duke masakruar UÇK si terrorist si marksist leninist deri në ditën e fundit, duke e ngritur thikën dhe duke ia ngulur mu në gjoks presidentit të Kosovës i përkasin historisë që ju as nuk i shlyeni dot, as nuk i zhbëni dot dhe as nuk i mbuloni dot. Historia do të tregojë se ju patriotët e mëdhenj jeni në fakt thika në shpinën e Kosovës. Kështu keni qenë gjithmonë dhe kështu do mbeteni sepse bishti i shtrembur nuk drejtohet”,-tha Rama./Opinion.al

Share: