Home KRYESORE ROZAFË… Nga Adelina Xhaferi

ROZAFË… Nga Adelina Xhaferi

M’i dhunove gjinjt’
nën ftohtësin’ e kullës me gur t’moçëm
e me shamin’ time t’kuqe lidhur fyti
murgut i the t’ma pranonte vdekjen
larg gjërave që m’i vodhe djallëzisht.

Atë t’hën’
m’i dhunove edhe ëndrrat
e me shpres’ se do m’buz’qeshje
pranova t’më quaje ROZAFË
veç për t’i thën’ botës se, kishe qëllim
t’mos i tradhtoje v’llezërit dardan’
për GRUAN që n’ty shihte dashurin’ reale.

Nën fustan t’Evës m’i fshehe dhe plagët tjera.
Hëna asgjë s’pa nga ç’doja t’shihte
e më pas n’fisin tënd t’i lëshonte mallkimet
ndryshe nga UN’ që çmendur dashurie isha.

M’i dhunove dhe fjalët prajshëm
e duke i thën’ hënës se mbytjet i kishe n’gjak
t’nesërmen s’m’le nën trupin e dhunuar
të t’thosha “TY DJALL SËRISH TË DUA”.
.
.
.
.
(Nga libri “BREZA GRASH”)

Share: