Home KRYESORE Rikthimi i Metës në politikë/ Lami: Ose do zgjedhë Berishën, ose Amerikën

Rikthimi i Metës në politikë/ Lami: Ose do zgjedhë Berishën, ose Amerikën

Politologu Roland Lami ka folur për rikthimin e paralajmëruar nga Ilir Meta në partinë LSI, pasi të lërë presidencën këtë muaj.

Në studion e “Top Story” me Sokol Ballën, ai tha se LSI është faktor i rëndësishëm në politikë, por rikthimi i Metës ka vetëm dy mundësi sipas tij, ose të jetë pranë Amerikës, ose pranë Berishës.

Roland Lami: Meta ka thënë që do i kthehet LSI. Ka një strategji, por  a do të jetë në vazhdim. LSI është një faktor te votat e së djathtës për shkak të strukturës. LSI nuk është faktor i vogël, sidomos tani me Berishën. Sa më shumë afrohet me amerikanët, aq më shumë largohet nga Berisha dhe e kundërta. Pyetja e madhe është që LSI do i bashkëngjitet strategjisë pa kthim tëe PD për shkak të Berishës. Mbyllja me kontaktet e ndërkombëtarëve. Ajo çfarë më duket interesante, është cili do të ketë kahu i LSI, me Berishën dhe larg Amerikës, pa Berishën dhe afër Amerikës.

Top Channel

Share: