Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Kuvend nuk i ka ndalur kritikat ndaj kreut të PD Sali Berisha.
“Është unikale në historinë e botës që një president në detyrë të merret peng pa akuzë, të mbyllet brenda pa akuzë, të rri një vit pa akuzë. Imagjinoi ta marrin në një vend tjetër. Çështja jonë është të vëmë në vend nderin e këtij kombi, kudo ku janë shqiptarët. Njësi terroriste UÇK e ka quajtur një i vdekur që vjen këtu dhe sillet zvarrë dhe një tjetër që është si bëmë baba të të ngjaj. Këta janë këta. Nuk duan t’ja dinë për asgjë veçse për karrige.”, tha Rama.
I ndalur tek raporti i Dick Marty, Rama tha se zëri i Shqipërisë do të dëgjohet deri në Strasburg.
“Dëgjo së mëson ndonjë gjë. Po them se pikërisht se hynë fëmijët unë e ndërpreva se është një temë që nuk është për fëmijët. Por ndoshta se keni dëgjuar se jeni akoma në gjumë. Me votën kundra të PS dhe deputetit Shpëtim Idrizi ka miratuar këtë raport monstruoz dhe asnjë nga misionet dhe organet ndërkombëtare nuk kanë gjetur asnjë fakt që të vërtetojë akuzat e ngritura nga zotëria në fjalë. Këtu është momenti për ta thënë qartë se kjo nismë të cilën ne do ta çojmë deri në Strasburg nuk ka synim për të interferuar me procesin e drejtësisë që zhvillohet në Hagë. Ky proces zhvillohet sepse në gusht të 2015 HashimThaçi bashkë me gjithë të tjerët në anën e akuzuar asokohe në parlament miratuan krijimin e dhomave të specializuara. Ato ishin objekt hetimi me kohë e me vakt dhe vijuan të jetë, por për Kosovën, fatkeqësisht për UÇK dhe gjithë shqiptarët dhe turpin e këtyre që e votuan atë raport, balta mbuloi dynjanë dhe asnjë provë nuk u gjet. As zyra e prokurorit të Specializuar që u krijua për të hetuar nuk përmend asnjë rast që lidhet me trafikun e organeve njerëzore. Flasim jo për akuza të një raporti dosido, por të atij që i dha jetë Dhomave të Specializuara. Në këtë rast e vërteta është që i është hapur rrugë nga qeveria shqiptare dhe para dhe pas të gjitha llojeve të hetimeve zero, asgjë. Trafik organesh në shpi që ishte në fund të botës, ndërkohë që dihet shumë mirë si duhet të jenë kushtet për këtë veprimtari. Shqipëria sot ka detyrë të veprojë, sot sepse kemi aktakuzën. Është unikale në historinë e botës që një president në detyrë të merret peng pa akuzë, të mbyllet brenda pa akuzë, të rri një vit pa akuzë. Imagjinoi ta marrin në një vend tjetër. Çështja jonë është të vëmë në vend nderin e këtij kombi, kudo ku janë shqiptarët. Njësi terroriste UÇK e ka quajtur një i vdekur që vjen këtu dhe sillet zvarrë dhe një tjetër që është si bëmë baba të të ngjaj. Këta janë këta. Nuk duan t’ja dinë për asgjë veçse për karrige. Raporti nuk duhet të ishte votuar nga asnjë shqiptar, por ishin të dërguarit e të vdekurit që kujtoi se ishte gjallë. Shqipëria nuk i pengoi hetimet. Por tani zëri i Shqipërisë do dëgjohet në Strasburg. Që ju do ta votoni rezolutën kjo nuk diskutohet, ju s’keni kuptuar asgjë dhe kjo nuk diskutohet. E sigurt është që historia del përpara. Kur mendon që e ke lënë pas e gjen përpara, siç gjen sot përpara ky parlament bishtin e shtrembës që vajti në Asamble të PD dhe me urdhër nga Baca i madh hapi rrugë për të gjithë këtë poshtërim. Jo se do ta ndalonte, mbase, por nuk duhej të përfshihej.”, tha Rama.
360grade.al