Home Approccio Italo Albanese Grimca gjuhësore për shqiptarët italofonë. 🇦🇱 🇮🇹

Grimca gjuhësore për shqiptarët italofonë. 🇦🇱 🇮🇹

Nga Adela Kolea


*Më pyeste dikush në Shqipëri, ndaj po e shpjegoj edhe këtu:

Kemi në gjuhën e folur italishte, atë informale dhe si rrjedhim, i pakëshillueshëm përdorimi i saj në gjuhën e shkruar, një ndajfolje mohuese: “Mica” (aspak – në asnjë masë, në asnjë shkallë, as edhe një çikë, fare; kurrsesi, në asnjë mënyrë.)

Lexohet “Mika” shqip.

Kjo ndajfolje mohuese ka funksionin e përforcimit të mohimit në fjali, p.sh:

“Non l’ho mica detto io!” (Nuk e thashë unë, aspak, kurrsesi!)

➡️Nga vjen termi “Mica” italisht? 🇮🇹

Është një term latin, që do të thotë “thërrime buke; copëz buke; grimcë.”

Shprehja “raccogliere le miche” (të mbledhësh thërrimet) është përdorur së pari nga Boccaccio dhe iu dha edhe ngjyrim negativ, në kuptimin e kujt “mbledh veç thërrimet, nën fuqinë mbizotëruese të dikujt tjetër.”

Prej këtu, termi nisi të përdorej si përforcues mohimi, duke nënkuptuar pra “fare; aspak; as edhe një thërrime.”

E përdorim shumë këtë ndajfolje mohuese në gjuhën informale të folur, kryesisht ne këtu në Veri të Italisë.

Share: