Home Gjeo-Ekonomia SHBA: Rusia po planifikon të aneksojë një pjesë të Ukrainës

SHBA: Rusia po planifikon të aneksojë një pjesë të Ukrainës

Rusia po planifikon të aneksojë më shumë pjesë të Ukrainës, duke përsëritur historinë e vitit 2014 me Krimenë, për të kapur territor, tha Shtëpia e Bardhë e SHBA të martën.

Hapat që Rusia po planifikon mund të përfshijnë referendume “të rreme”, vendosjen e zyrtarëve të paligjshëm, vendosjen e rublës ruse si monedhën zyrtare dhe detyrimin e qytetarëve ukrainas të aplikojnë për shtetësinë ruse, tha John Kirby, koordinatori i komunikimit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Kirby paralajmëroi se SHBA-ja do ta ndëshkojë Rusinë me sanksione shtesë për përpjekjet  për të aneksuar më tej territorin ukrainas dhe tha se Shtëpia e Bardhë do të ketë gati paketën me ndihmën ndihmën shtesë të sigurisë për Ukrainën këtë javë.

“Kremlini nuk e ka bërë të ditur afatin kohor për referendumet, por përfaqësuesit rusë në këto territore pretendojnë se ato do të zhvillohen këtë vit, ndoshta në lidhje me zgjedhjet rajonale të shtatorit në Rusi,” tha Kirby, duke renditur rajonet e Khersonit dhe Zaporizhzhisë, së bashku me Oblastet Donetsk dhe Luhansk, si objektiva të mundshëm të planeve të aneksimit të Rusisë.

Top Channel

Share: