Home Gjeo-Ekonomia SHQIPTARI DHE MIZA CECE

SHQIPTARI DHE MIZA CECE

Nga prof.ing.av. Sazan GURI

Sipas kritikëve të Nices, shqiptari është ai njeriu, më sakt ai mbinjeriu për të cilin ledhatonte shkrimet e veta ky filosof me famë dhe me namë, sepse shqiptari sipas një antopologu tjetër po aq i madh, si ai Francez Gustav De Bua, i përngjiste njeriut të mbijetuar fill mbas dy ngjarjeve më të mëdha të njerëzimit (27 mijë vjet përpara), siç qenë akullnaja e fundit dhe supervirusi, duke e cilësuar atë si fatos i njerëzimit. I dalë nga këto dy ngjarje të mëdha: 

1. Ai (shqiptari i athershëm) përballoi jetesën në shpella prej 7-8000 vjetësh, aq sa i vuri dhe emrin e parë banesës sipas funksionit dhe rolit që ajo luante si pe-spe-shpell; 

2. Ai përballoi jetesën në fusha dhe pranë detit, ku përmbytjet e mijëvjecarëve gjatë ngrohjes globale me kulm në vitet 10,000 p.e.s i morrën jetë e tokë të panumërta (atklantida-atin e lashtë) dhe e ben të merrte malet ose malikim – mallkim, prej nga mbijetoi populli i parë me kulturë i botës, siç qe ai pellazg –i pjellë ar, i bardhë, i ardhur pelarg, me misionin që ne ‘Nuk – Nuhu’ harrojmë misionin e ngarkuar nga Zoti. 

3. Ai përballoi dyndjen e ‘beduinëve’ të Saharasë 8400-8000 vjet p.e.s gjatë një epoke aride të çuditshme klimatike që e ktheu në shkretëtirë, ashtu si e shohim sot, duke shpëtuar Egjeun dhe Evropën nga kjo dyndje apokaliptike.

4. Ai përbëlloi dhe mbijetoi mbas civilizimeve shumë të hershme si ajo te Shumerët (3200 vjet p.e.s) që u rrënuan prej ngjarjeve akoma më të mëdha natyrore, si erëra e fortuna të pashoqe. 

5. Në këto kushte, ai përballoi shtegtimet e pafund, duke formuar kudo që shkonte si popull hyjnor (divine) protoplazmat e popujve të tjerë. A s’janë civilizimet egjyptiane, kretane, mikenase deri te ajo e Trojës (1200 p.e.s) vepër e jetesës, e përpjekjeve dhe luftrave deri në mbijetesë të pellazgëve apo stërgjyshërve të pamposhtur shqiptarë?!. Jo pak, mbi 2000 figura artefakte dhe mbi 4000 thënie për këtë përfundim i zotëron autori i këtyre rreshtave, të cilët ata i lanë, jo kaq të thjeshta, por nëse i do ata (pellazgët) dhe i beson mund të dish edhe t’i lexosh edhe t’i kuptosh. 

6. Mbasi i treguan në paqe këto bëma me rapsodi e lahuteri prej 400 vjetësh (1200-800 p.e.s), ata, stërgjyshërit tanë përballuan dhe mbijetuan si zotër e fisnikër të dhėut, dy kulturat e dala po prej tyre, ku fëmijët arrakat e plangprishës të tyre, si ata helenë e ata romakë, mbasi ja rrëmbyen dhe më pas kërkonin t’i vinin shqelmin, ajo si nënë e baba i mirë i la të jetonin e të lulëzonin (700 p.e.s – 500 mb.e.s), por vetvetiu nuk kishin si dhe pse të vazhdonin. 

7. Mbasi të parët e shqiptarëve i blatuan këto dy perandori kulture e dhune njëherësh, me arkitektin e parë Janul Halepin, matematicienin e parë i njohur si Pitagora-bythguri, Kishën e parë (70 mb.kr) në Durrës, Papën e parë (Eleuteri më 175-180 mb.kr.), martirin e parë (Astin e Durrësit), 25 perandorë për perandorinë romake biondë e sybojqielli, Konstandinin e parë, Justinianin, ideologun e parë të kristianizmit si Hieronimi (347-420), himnizuesin e parë të kristianizmit si Niket Dardani e pafund kudo të parë, ata u përplasën me një tjetër hordhi të pashembullt, siç qenë barbarët gotë e visigotë, hunë e avarë, sllavë e bullgarë.

8. Mbasi rifilluan jetën nga e para me daljen e arbnorëve sërish në skenë (1054) dhe mbasi formuan Evropën e parë të bashkuar me 12 principata (1444), si askund tjetër, ata (të parët tanë), përballuan venecianë e osmanë, turq e rreth e rrotull shejtanë, duke shënuar mëvetësinë për herë të dytë (1912) brenda këtij mijëvjecari, ku deri në këtë kohë flitej me plot gojë për mbinjeriun e Niçes, si patriot aq sa thuhesh mos i prek vatanë shqiptarit se merr flakë si kashta dhe ja bën puf si misri kur piqet, si luftërar i klasit të parë, aq sa pyetesh, nëse ka shqiptarë në rrjesht të parë, si mikpritës aq sa i dorëzonte shtëpinë mikut dhe zotit, si njeri i besës, aq sa nuk dorëzonte hasmin, nëse e kishte pranuar më parë si mik, si valltar i parë aq sa i falesh jeta si Osman Taka, si përpunues i armëve dhe i rrobave, stolish prej ari, aq sa baronë e kont, dukë e lord porosinin në këtë vend shqipëri, tashmë të lodhur e të rrjepur nga fqinjët dhe evropianët deri në pafundësi e makutëri. 

9. Dhe ç’ndodhi përpos gjithë këtyre ngjarjeve të fillim shekullit të kaluar!. Thjesht erdhi një episod klimatik, ku një cikël i ftohtë global bën që të kemi tërheqjen e detit, pastaj ripozicionime të lagunave të reja, dhe për dreq lindjen e një mize të quajtur CECE më 1914, e cila kur të pickonte edhe trurin të paralizonte. Ndryshe quhet edhe miza shqiptare, ose malaria shqiptare, ndoshta ajo që vuri poshtë Skënderbenë, ndoshta ajo që vuri poshtë Aleksandrin e Madh, aq sa një doktor në Argjentinë i thot gruas së ambasadorit shqiptar atje, pa e ditur se kush, se ju jeni nga Shqipëria dhe jeni nga zona e Myzeqesë. Me të vërtetë, ajo ishte nga Fieri. Mirëpo kjo djall mizë nuk është se kapi vetëm këtë zonë?! Në studimin që kreu Mbreti me grup italianësh më 1928, ajo kishte pllakosur në tan Shqipërinë, deri në 80% në Pukë psh, po aq në Korçë, po aq në Shkodër e Skrapar, etj. 

10. Dhe me rënien e kësaj mize në mendje e trupë të shqiptarit, si miza në byth të kalit, mediat e huaja, revistat ‘National geography’ nuk folën më kurrë për Shqipërinë dhe shqiptarët, as për kafkën e bukur, as për gjuhën parake të njerëzimit, as për temperamentin model njerëzor dhe as për atë që mendohej si mbinjeriu që donte Niçeja. 

11. Ky popull që nuk u mposhtë kurrë për ç’ka treguam rrëshqimthasi në historinë mijëravjeçare të vet, ku qendronte si një kal arab i paepur, por i etur për kulturë e dituri, për liri e pavarsi, filloi të mposhtej si me magji nga kjo mizë e mallkuar Cece, si dikur nga supervirusi, por ja doli, si dikur nga i ftohti i madh, por ja doli, si dikur nga përmbytja, por ja doli, si dikur nga era, por ja doli, si dikur nga lufta më e madhe e globit (Trojës), por ja doli, si dikur nga kulturat perandorake (romake e helene), por ja doli, nga pushtimet e barbarëve, nga pushtuesit shumë shekullor (turq, e serb, grek e malazes, e bullgar po deshët), por ja doli. 

12. Kësisoj, edhe sot, 100 vjet e më shumë i pickuar nga kjo flamë mizë, ky popull mjafton t’i thërasë të brendshmes së vet, zërit historik të vet që e ka të stampuar si gjurmë apo ‘footprint’ në gjakun e vet, mjafton t’i heq cipën që ka vendosur vezët kjo mizë e poshtër, mjafton të kujtojë e të thërrasë zërin e arsyetuar të të parëve të vet, do vërejë se mijëra dritare do t’i hapen dhe do kërkojë sërish lirinë dhe pavarsinë e vet, individualitetin dhe krenarinë e vet. 

Ndaj të dashur miq, ju të dashur qytetarë e fshatarë, ju të dashur studentë e pedagogë, ju të dashur profesorë, kolegë dhe akademikë, por më shumë ju politikanë e qeveritarë, përpara jush qendrojnë çështje të mëdha që kërcënojnë vendin, si dikur me ushta e ushtarë, sot me tavolina e ligje, me hileqarë e zullumqarë, duke kërkuar me letra e karta t’ju rrëmbejnë copëza vatani, diku Butrint që jepet për hipotekim e bekim si tokë greke, diku kufij deti që hanë 340km2 hapësirë shqiptare, diku bashki Finiq më e madhe sesa Bashkia Tiranë, ku tokën e livadhin thot më mirë ujku e derri se sa labi, diku varre greke, ku ushtari i rënë grek tregon tokë greke, diku Hec-e në ¾ e territorit, ku njerëzit, edhe pleq qoftshin, t’ja mbathin nga sytë këmbët, dhe të rinjt mos të kenë arsye pse të kthehen, diku të rinjë pa punë që në vend se të maten me të ligun përballen me detin anglez-francez, diku dhe gjithkund në Shqipëri sherre me të gjithë, për të gjithë (avokatë, studentë, banorë, gjyqtarë, profesorë, minatorë, naftëtarë e të tjerë pa fund) e poterre për një vepër me plot gabime e mendere. 

Pra, atë që s’bëri dot Akili me trimëri, e bëri Odhiseja me dinakëri. E njëjta situatë sot, atë që ata nuk e bënë dot me luftë e me shpata, po e bëjnë sot me letra të hapura, dhe ju të dashur miq që ju ka pllakosur miza Cece, rrini e bëni sehir, kur atdheu e vatani juaj mijëra vjeçarë ju kërkon ndihmë dhe ju s’po hiqni dot qafe një pickim. Vriteni atë, shporreni atë dhe do të shikoni se sa liri pa kufi ju ka ngel brenda shpirtit tuaj, sepse miza ka 100 vjet, ndërsa liria e shpirtit tuaj, mbrojtja e vatanit ka me mijëra vjet, thjesht zgjuaj hormonin e vatanit brenda vetes. Aty e ke, gati për përballje, gati për vetëditsim. Unë e kam bërë, ndaj kam kurajon ta tregojë sesi ajo vritet.

Share: