Home Gjeo-Ekonomia Si quhet nje shtet, ku qeveria dhe biznesi jane e njejta gje?...

Si quhet nje shtet, ku qeveria dhe biznesi jane e njejta gje? Skandale bëhen publike dhe asgjë nuk ndodh!?

Nga Mentor Kikia

Dmth, ata qe kane ne dore te firmosin tenderat me parate e shtetit jane edhe pronaret e kompanive qe fitojne tenderat.

Si quhet nje shtet ku, edhe pas denoncimeve skandaloze si ky i Klodian Tomorrit, me poshte, asgje nuk ndodh?

Une mendoj se kjo nuk eshte me pune socialistesh apo demoratesh. Ketu tani flitet per nje grusht njerezish qe kane marre formen e nje Junte grabitqare, qe kane marre peng nje popull ne arrati dhe nje vend qe po falimenton.

Nga Klodian Tomorri

Nëse nuk jeni akoma të bindur se rilindasit e Edi Ramës janë magjistarët e ekonomisë, shikoni një rast. Në shtator të vitit 2018, biznesmeni Valter Begaj i shet kompaninë DAAM shtetasit Evis Berberi për 800 euro.

Vetëm katër muaj më vonë, në janar të viti 2019 kur u emëruar këshilltar i ministres së Energjisë, Evis Berberi e shet kompaninë tek një person tjetër. Çmimi i shitjes, 500 mijë euro. Më vonë kompania blihet sërish nga zoti Begaj për 1.7 milionë euro. Karuzel aksionerësh.

Në historinë e tregut botëror nuk ka rast të dytë, kur një kompanie t’i rritet vlera 600 fish në vetëm 4 muaj. Apple, e cila për shumë njerëz mbetet kompania më e suksesshme e krijuar ndonjëherë nga njeriu, në rastin e saj më të mirë ka arritur që të dyfishojë kapitalizimin e tregut për një vit. Asnjëherë më shumë se kaq.

Teorikisht ekziton një mundësi, që një kompani të kushtojë 600 herë më shumë brenda katër muajve. Duhet që drejtori aktual i ARRSH-së të ketë bërë mrekulli në menaxhim ashtu si Elon Musk, Steeve Jobs dhe Bill Gates. Përderisa ekziston si opsion teorik, askush nuk mund të akuzojë. Por problemi është tjetërkund. Zoti Begaj dhe zoti Beberi kanë lidhje biznesi bashkë.

Veç kompanisë DAAM, Valter Begaj zotëron dhe një tjetër kompani të quajtur Net-Group. Zoti Berberi ka qenë pjesë edhe e Net-Group, madje dhe përfaqësues i autorizuar për të kryer veprime në emër të saj përpara se të ngjitej në hierarkinë e administratës. Kur zoti Berberi filloi të ngjitej në shkallët e qeverisë edhe kompania nisi të lulëzojë.

Në kohën kur Evis Berberi ishte drejtor i Agjencisë së Energjisë, një nga licencat e para për auditimin energjetik të ndërtesave ia dha Net-Group. Sipas ligjit, çdo pallat i ri që ndërtohet, apo çdo ndërtesë ekzistuese që rikonstruktohet duhet më parë të marrë certifikatën nga audituesit e energjisë. Po gjatë kësaj kohe, Net-Group ka marrë minimalisht 1 milionë euro kontrata të drejtëpërdrejta nga Agjencia e Energjisë. Nga pozita e titullarit të institucionit zoti Berberi firmoste kontrata për kompaninë, në të cilën kishte qenë pjesë pa asnjë problem.

Pasi zoti Berberi shkoi në ARRSH, skema u sofistikua. Paratë nuk vijnë më drejtpërdrejtë. Sot Net-Group është kompania nënkontraktore e Hill International në kontratën milionerë për mbikqyrjen e tunelit të Llogarasë. A ka patur zoti Berberi rol në këtë negocim? Nuk e dimë. Por sic thotë dhe shprehja; fati ndihmon më të fortët. E megjithatë zoti Berberi nuk është rast i izoluar, por standardi i zyrtarit në Shqipërinë e sotme. Drejtori i Drejtorise se Sherbimeve Rrugore i jepte kontrata kompanise se tij private te transportit. Drejtoret e Ministrise se Shendetesise kane interesa ne kompanite farmaceutike. E keshtu ne cdo qelize.

Në historinë e shtetit shqiptar, kurrë më parë nuk ka ekzistuar një qeveri kaq e mbytur nga konflikti i interesit. Ministra që shpallen investitorë strategjikë, deputetë që marrin tendera publikë dhe drejtorë që firmosin kontrata për kompanitë e tyre. Me pak fjalë, praktikisht Shqipëria është një parajsë korrupsioni, që qeveriset nga skifterë me kollare dhe ngushëllon veten me SPAK. Të vdekurit, që firmosin transaksione me miliona euro apo pleqtë që drejtojnë koorporatat e tyre nga skutat e azileve janë vetëm dëmet anësore./MCN

Share: