Home KRYESORE Më drejtosheshin herë pas here pyetje se çfarë ishin më parë bregdetasit?

Më drejtosheshin herë pas here pyetje se çfarë ishin më parë bregdetasit?

Nga Sazan Guri

Këtu ku rri në Hotel në Dhrimadhe takova një Kosta, i pregatitur për të mbrojtur prejardhen greke, sigurisht në fakte të genjeshtra, por të tipit profeci, që mbasi e thonë shumë herë se ju pëlqen, e besojnë dhe e mbrojnë sa t’i kesh zili biles.

Po me këto mbiemra si Zotaj, Kokaj, Gjiknur, Gjolekaj, Kokëdhima, Gjikuria, etj., sikur të thonë andej nga Kruja e Miredita i përgjigjem unë. E nji tu ngritur në këmbë, e gati duke m’u hakërruar, ku i di ti këto?

Po pasi ra Shkodra i kthehem prapë më 1479, u nisët për në Ankona e Bari dhe ca nga ju, pa busull, ju coi anija në Himarë e Dhermi… Po sikur kini pasur edhe shkolla katolike deri ne vitet 1700.

Po sikur shkonit edhe si stratiot albanez në luftrat franko-zvicerane (1600) apo te Napoleon Bonaparti (1800)… Pa shikoi pak sytë e bardhë (të kaltërt) që ka zotërija juaj, pa shiko edhe pak kafkën e gjerë që po ta masë ju del me koificient 0,95, pra brahicefal, pa shiko edhe faqet që m’i ke të bardha dëborë, e kërkon te hiqesh grek hesmer nga Egjypti apo nga Anadolli me zorr.

Më tej, më përmendi Aleksandrin e Madh, sesi i thonë greqisht…Mos ma thuaj se do me thuash gënjeshtër përmendësh të ideologjisë që ke mësuar si andro – burrit, por ta dish aman që e ëma, Olimbia nga Kaonia ose Butrinti e pa në ëndërr të ‘le si njeri të madh’ ndaj edhe ka atë emër, dhe ne kemi mbi 20000 emërvendesh dhe njerëzish me emrin Leka. Po më tha më në fund – gjyshi im quhej Leka dhe me thoshte se ne kemi ardhur nga Kruja dhe Mirëdita.

Çudia!

Si ka mundësi këta shqiptarët filogrek, edhe kur janë pa shkollë apo edhe injorant, janë shumë të flaktë, dhe shpesh here me argumenta për të mbrojtur kulturën greke apo helene, ndërsa shqiptarët edhe kur janë me shkollë apo profesorë s’ja u ndjen ose kane turp për vlerat e kombit të tyre?! Kush ma shpjegon dhjete dreka me peshk…

Episodi – 1,

Cfarë mund të ishin veçse ‘skipetar’, që pohohet nga shkrimtarë që tregojnë se “Kur Giacomo Casanova arrestohet në mars të 1743 dhe burgoset në fortesën e Shën Andreas (Venecia) citon se aty gjen dy mijë shqiptarë të quajtur himariotë. Citon gjithashtu se ishin të gjithë vendalinj të Epirit që quhej Albania (Shqipëri).

(Natën e parë Casanova nuk mundi të flinte fare, për shkak se himariotët shqiptarë nuk bënin tjetër gjë, veçse këndonin në shqip, hanin hudhra, pinin duhan që s’durohesh dhe verë. Flet me simpati edhe për Tenent Kolonelin e tyre që i mungonte një vesh, një sy dhe fliste mirë, kishte karakter rinor. Do t’i kishte pëlqyer më shumë Tenent Koloneli, nëse nuk do të hante shumë hudhra.

Casanova shpjegon mirë se himariotët shqipëtarë ishin shumë të lidhur me hudhrën në atë pikë sa mbanin 20 copa nëpër xhepat e tyre….Na bën të kuptojmë se këngët tona të bukura ishin gjithmonë me ta, që i këndonin në gjuhën e bukur shqipe…)

Episodi – 2,

Himariotët vendalinjë (të lė në atë vend) të Epirit e tregojnë vetë, kur si banorë të bregut iu drejtuan me shkrim shteteve evropiane për ndihmë kundër robërisë turke dhe në një letër kolektive fort të mënçur, më 4 tetor 1759, ata i theksojnë oborrit rus: Dodona, Nymfeu e mbase Tomori, Oriku, Grama, etj., krenohen me prijësit e vet trima e të urtë:

“Provinca që quhet sot Himarë ose popuj himarjotë, janë Epiri i vjetër perëndimor, që njihej me emrin Kaoni e popuj të Kaonisë dhe që kanë fituar famë me profecitë e orakujve dhe me luftëra kundër molosëve të vjetër, fqinjë të tyre…

Janë popull luftëtar dhe po të bashkkoheshin do të mund të mblidheshin njëzet mijë burra të aftë për luftë. Nuk po flasim për veprat e tyre nën mbretin e lavdishëm Pirro, apo më vonë nën Skënderbeun, i cili s’ka shumë kohë që fitoi famë, sepse krejt historia e tyre është e mbushur me vepra trimërie.”

Atyre moteve ka kumbuar edhe një këngë popullore nga fshati Vuno, e cila buiste para çlirimit. Ajo ligjëron, krahas Skënderbeut, edhe për Pirro Molosin e për kushëririn e tij të dytë, Lekën e Madh, aiakid (aiakas) nga e ëma, Olimpia (motra e Aleksandër Molosit), e cila do të përshkruhet më vonë edhe tek një baladë tjetër folklorike, po nga fshatrat e Bregdetit:

Kush ka qënë trim njeherë / Aleksandr’i Madh me vlerë /Pirrua me shokë të tjerë / Po nga gjithë më i zoti Skënderbeu – Kastrioti / O mbret i dashur, ku je? (Revista Iliricum, bot. Nr. 5, v. 2015

Episodi – 3,

Ja çfarë shkruan At Giuseppe Schiro në shqip (Zef SKIROI, viti 1720). Zona e Himarës pësoi dy katastrofa të mëdha: një nga murtaja dhe tjetra nga një sulm i fuqishëm prej turqëve, sepse shqiptarët e bregut Himariot kishin ndihmuan në mbrojtjen e Korfuzit, duke luftuar bashkë me ta. Helenizimi i Himarës nuk ka një fillim të qartë kronologjik.

(Kujdes – shen im) “Në fakt, aty kurrë nuk ka ekzistuar minoriteti grek”.

Mbas 1800, ata edhe flasin dy gjuhë, por rajoni i tyre nuk përfshihet në të ashtu-quajturën zonë minoritare. Shqiptarët e Himarës, e mësuan gjuhën greke të të folurit dhe të bashkëpunimit ushtarak-fetar me Greqinë, dhe veçanërisht me ishullin e Korfuzit. Korfuzi ishte “mjaft i arritshëm” për shkak të afërsisë së saj gjeografike dhe “mjaft tërheqës” për ta, pasi gjithnjë e më shumë familje himarjote dërgonin fëmijët e tyre për të studiuar në shkolla në këtë ishull dhe tregtarët tregtonin me popullsinë lokale. Dialekti grek që flitet aktualisht në Himarë dhe disa fshatra fqinjë duket se lidhet drejtpërdrejt me dialektin grek që flitet në Korfuz, por gjithsesi, shumë etnologë kanë treguar sesi himariotët përdorin shqipen për qëllime të veçanta rituale.

Episodi – 4,

Duket se që nga viti 1820, helenizimi u bë një qëllim politik nga vetë Greqia… » Duke iu referuar përpjekjes për të hapur shkolla shqipe në Himarë dhe fshatrave përreth, dhe rezistencës së treguar nga Kisha Ortodokse Greke dhe Patriarkana e Kostandinopojës, e cila kishte si qëllim përfundimtar kontrollin e popullsisë së zonës dhe pse jo helenizimin e saj gradual, Petro Marko kishte thënë:

Paraardhësit tanë luftuan me armë në duar duke mbrojtur lirinë dhe nderin e tyre, por ata ishin gjithashtu në luftë për shkollat shqipe. Patriarku i Kostandinopojës, së bashku me Peshkopin e Janinës, mallkuan dhe fyen të gjithë ata që studionin në shkollat shqipe. Egërsia e agjentëve të Fanarit është e vetëkuptueshme, të cilët nuk lanë asgjë pa mbikëqyrje për të shkombëtarizuar provincën heroike të Shqipërisë, Himarën dhe Labëria (Petro MARKO,

Intervistë me veten: Retë dhe gurët, Shtëpia botuese: OMSCA, Tiranë 2000)

“Pra, çfarë jemi ne?” Shqiptarë! Po pse e humbëm gjuhën? Unë do të them atë që di vazhdon e shkruan Petro Marko:

Pse nënat dhe gjyshet tona dinë shqip më mirë se greqishtja? Pse këndojmë dhe vajtojmë në shqip?
Pse proverbat tona janë në shqip?

Dhimitër Kamarda (1821-1882), arbëreshë nga Italia, argumenton se Suliotët dhe Himariotët ishin ndër ata shqiptarë që ishin helenizuar më tepër për shkak se bashkëpunuan me grekët për lirinë e kërkuar ndër shekuj qysh nga koha e Skënderbeut dhe Kastriotit të ri (Nathalie CLAYER, Mbi origjinën e nacionalizmit shqiptar: ngritja e një kombi kryesisht mysliman në Evropë, Botimet KARTHALA, 2007, ISBN 2845868162, fq. 207).

Episodi – 5,

Himariotët vendalinj të Epirit

Gjuhëtarët që kanë hulumtuar në dialektin shqip të folur në Himarë, kanë gjetur në të elemente të nazalizmit fonetik, i cili së bashku me përdorimin e mbiemrave arkaikë si ‘Gjoleka, Gjipali, Gjidede’ (nga ‘GjonLeka’, ‘GjinPali’, ‘GjinDali’) janë dëshmi e një pranie shumë të vjetër shqiptare në rajon (Ardian VEHBIU, Shqiptar totalitar, Çabej 2008 fq. 4).

Folklori na tregon qartë rrënjët etnike shqiptare në rajon: këngët tradicionale dhe ritualet e këndimit (në dasma, vdekje dhe ceremoni varrosjesh) janë tipike dhe të pastra shqiptare. Nga pikëpamja muzikore, Himara është e njëjtë me pjesën tjetër të Labërisë dhe është e vështirë të besohet se ‘vendasit grekë, nëse’’ erdhën në zonë për të harruar këngët dhe traditat e tyre, dhe mbasi erdhën braktisën instrumentet e tyre muzikore dhe për t’iu përshtatur një kulturë që ata e merrnin për inferiore” (Ardian VEHBIU, Shqiptar totalitar, Çabej 2008 fq. 4).

Himariotët janë shqiptarë të fisit të labëve (Lapides) dhe flasin vetëm gjuhën shqipe. Pas Çamërisë vjen Labëria, vendbanimi i të cilit shtrihet nga pjesa tjetër e lumit Dodon, dhe që banojnë në malet Kaoniane dhe Akrokeraune që përfshin Himarën deri në Avlonë, duke pasur plazhet e Detit Jon. …janë të guximshëm nëpër luftëra, mikpritës, shumë të zellshëm dhe janë shumë të kënaqur me fizikun e tyre dhe veçanërisht me veshjet jo të trasha, të cilat u shërbejnë atyre që të mos njihen gjatë vjedhjes natën. Në shumicën e rasteve, nuk janë trupvegjël, të deformuar, por të palodhur…

Për trimërinë e pashoqe të himariotëve, edhe mjeku personal i Lord Bajronit, i cili jetoi nëpër ngjarjet e revolucionit të 1821 tregon se: Disa ditë pas mbërritjes sonë në këtë fshat, Spiromilios u paraqit në Mavrokordatos, me një trupë prej 200 Himariotësh, të cilët kishin pamjen më luftarake në të gjithë ushtrinë

(https://infognomonpolitics.gr/2015/11/blog-post_36-32/

Një Lab nuk ka keqardhje nëse vritet ose plagoset, ……, shumë pak prej tyre dinë greqisht, dhe kjo gjuhë barbare, pra e huaj (Kujtimet nga luftërat, volumi i parë, 1856)

Po edhe Tuqididi i cilëson barbarë dhe idetë e tij i i përforcon më tej Straboni, ku shprehet se: Kaonët, thesprotët dhe kesapët shtrihen gjatë bregdetit të maleve Keraune (Himara e sotme) e deri në gjirin e Ambrakisë STRABONI, Gjeografia VII, fq. 252, 253, 267).

Share: