Home KRYESORE Sot opozita proteston, Kryeministria blindohet

Sot opozita proteston, Kryeministria blindohet

Sot në orën 19:00 qytetarët do të protestojnë kundër qeverisë para kryeministrisë. Nën logon “Shqipëria në rrezik”, PD krijoi Frontit për Shpëtimin e Shqipërisë së bashku me shoqërinë civile dhe pasditen e sotme do të protestojnë për rreth dy orë nga ora 19:00 deri në orën 21:00.

Kjo është dhe koha që PD ka kërkuar nga policia e Tiranës. Kjo e fundit ka marrë masat për të siguruar mbarëvajtjen e protestës. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” do të kufizohet qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.

Përveç masave të marra nga policia, kryeministria ka blinduar dyert e godinës. Madje është hequr edhe kërpudha e famshme para kryeministrisë.

PD ka bërë thirrje që në protestë të marrin pjesë qytetarët nga e gjithë Shqipëria. Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh dje se protesta do të jetë masive dhe se skenarët janë të qartë, teksa u pyet nga gazetarët nëse do të tentohet hyrja në Kryeministri./Opinion.al

Share: