Home KRYESORE ‘Super Mario’ dorëhiqet, por Presidenti i ‘gris’ letrën: Duhet qeveri e fortë

‘Super Mario’ dorëhiqet, por Presidenti i ‘gris’ letrën: Duhet qeveri e fortë

Ashtu siç kishte njoftuar, kryeministri italian Mario Draghi dorëzoi dorëheqjen mbrëmjen e së enjtes pasi  aleti i tij kryesor në koalcion Cinque Stele tërhoqi mbështetjen e tij në një votëbesim të madh të enjten.

Por presidenti Matarella e refuzoi atë duke i dhënë një shans për të formuar një qeveri të re të shumicës, dhe për eliminuar thellimin e mëtejshme të krizës politike.

Ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane ka udhëhequr një qeveri uniteti që nga shkurti i vitit 2021. Në një deklaratë, ai tha se pakti i besimit që kishte mbështetur qeverinë e unitetit ishte zhdukur.

Por Presidenti Sergio Mattarella, i cili emëroi Draghin për të udhëhequr rimëkëmbjen e Italisë pas pandemisë dhe për të shpëtuar vendin nga paqëndrueshmëria endemike i ka bërë sërish thirrje atij  t’i drejtohet parlamentit për të dhënë një pamje të qartë të situatës politike.

Zhvillimet e jashtëzakonshme në Romë mbyllën një ditë drame të shkaktuar kur udhëheqësi i Pesë Yjeve, Giuseppe Conte i cili refuzoi të mbështesë paketën e ndihmës ekonomike të qeverisë prej 23 miliardë eurosh (19.5 miliardë £) për familjet dhe bizneset, duke argumentuar se Draghi nuk po bënte mjaftueshëm për të përballuar koston e kriza e jetesës.

Edhe pse qeveria fitoi me lehtësi votimin e së enjtes në Senat me ndihmën e partive të tjera, njeriu i quajtur “Super Mario” kishte paralajmëruar vazhdimisht se pa mbështetjen e Pesë Yjeve qeveria nuk mund të vazhdonte.

Draghi pritet të shkojë në parlament të mërkurën e ardhshme dhe me mbështetje të mjaftueshme mund të qëndrojë në detyrë. Nëse ky skenar dështon mundësia janë zgjedhjet e parakohshme.

Top Channel

Share: