Home KRYESORE Menaxhimi i Butrintit, Kuvendi rrëzon dekretin e Presidentit Meta

Menaxhimi i Butrintit, Kuvendi rrëzon dekretin e Presidentit Meta

Është rrëzuar në Kuvend dekreti i Presidentit Ilir Meta për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit. Në votim morën pjesë 101 deputëtë,72 prej të cilëve votuan kundër, 27 pro dhe 2 abstenuan.

Meta ktheu në Kuvend marrëveshjen për Butrintin pasi sipas tij cenonte interesin e shqiptarëve.  2 ditë më parë Komisioni i Ekonomisë rrëzoi dekretin e kreut të shtetit që kthente për riishqyrtim marrëveshjen për menaxhimin e Butrintit nga një fondacion i krijuar enkas nga Ministria e Kulturës dhe përfaqësues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Argumentat e presidentit janë se kalimi i menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit tek ky fondacion jo vetëm është antikushtetues, por shkel dhe një sërë konventash ndërkombëtare. Përfaqësuesi ligjor i Metës jo vetëm kërkon pranimin e dekretit, por dhe hetim parlamentar për këtë çështje.

Në të njëjtën anë qëndron dhe opozita që mbështet dekretin e presidentit. Por mazhoranca i hedh poshtë këto argumenta dhe pretendon se presidenti vijon ta përdorë politikisht zyrën e tij për të goditur mazhorancën./opinion.al

Share: