Home Gjeo-Ekonomia Ambasadorët e Gjermanisë e Francës braktisin takimin teksa Rama merr fjalën

Ambasadorët e Gjermanisë e Francës braktisin takimin teksa Rama merr fjalën

Ambasadorja e Francës, Elizabet Barsacq dhe homologu i saj gjerman, Peter Zingraf kanë braktisur konsultimin publik që u zhvillua sot për projektligjin e amnistisë fiskale.

Barsacq dhe Zingraf ishin të ulur në rreshtin e parë të të ftuarve në aktivitetin e organizuar nga qeveria.   Ata kanë dëgjuar të flasë ministren e Financave, Delina Ibrahimi, zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, të cilët shpjeguan specifikat e projektligjit.  Por teksa nisi të flasë kryrministri  Edi Rama, ambasadorja e Francës dhe ai gjerman janë larguar.

Sikurse duket në video sapo kryeministri nis të përshëndesë të pranishmit në aktivitet, dy diplomatët largohen nga salla.

Largimi i tyre u filmua nga regjia e kryeministrisë për disa sekonda, ndërsa me shpejtësi fokusi u zhvendos sërish te kreu i qeverisë.

Kreu i qeverisë iu përgjigj sot edhe kritikave të ndërkombëtarëve për amnistinë fiskale ndërsa për qëndrimin e Dhomës Amerikane të Tregëtisë tha se është mungesë respekti për Shqipërinë.

“Të çohen dhoma tregtie me flamurë te vendeve partnerë dhe të bëjnë fletërrufe për këtë iniciativë të Shqipërisë është mungesë respekti për Shqipërinë për të pasur ambicien e saj”, tha Rama.

Dhoma Amerikane e Tregëtisë në qëndrimin e saj është shprehur se amnistia fiskale nuk ofron garancinë e mjaftueshme që individët me të precedent penal apo veprimtari kriminale të përjashtohen.

Share: