Nga Sevim Arbana
Ajo ish me Urdher Mbrojtje.
Minimalisht nje grua vritet ne cdo muaj.
Minimalisht cdo vit bejme protesta per vrasjet/dhunen ndaj grave.
Minimalisht 10 gra kerkojne UM ne Tirane,
Ne rrethe te tjera, si Berat,Elbasan, etj, dy gra kerkojne UM.
Ndersa gjykatat tani jane me fleksibel ndja ketij fenomeni, ende ligji dhe hallka e pare, policia, s eshte fare prane grave kur ato jane ne situata te tilla.
A ka ndonje njesi policie, qe ka shoqeruar/mbrojtur ,grate, kur ato kishin dhe UM?
Grate me copen e letres ne dore, mendojne se jane te sigurta.
Po shumica e grave te vrara kane qene me UM.
Ja. Ky eshte ligji dhe kjo eshte policia, e cila jo per faj te saj, po numrit te policeve/buxheteve, shtojne numrin e viktimave me baze gjinore.
A duhet serish te bejme blla -blla, apo te mblidhemi e t i kerkojme qeverise, qe nderton kulla:
- Forcimin dhe realizimin e objektives se fuqizimit ekonomik te grave, viktima te dhunes. Qe do te thote; ndihme konkrete , jo 3500 leke/muaj, po nje siguracion social te llogjikshem, ose pune te paguar , ne menyre qe keto viktima te mbajne femijet dhe vehten,
- Lehtesimi i procedurave per strehimin e viktimave te dhunes, shpejtimi i bonusit social per keto viktima dhe heqja e disa kushteve si eshte; kontrata me qiradhenesin , tek noteri per 1 vit.(kur e dime qe asnje nga keto viktima s ka asnje grosh per te paguar nje kontrate 1 vjecare, e aq me shume, kur qerate kane shkuar ne stratosfere.
- Se treti, media, TV te rrisin programet e tyre sociale dhe kulturore, (jo te tipit perputhen, Big Brodher, Love story,etj,etj) te nxisin debatet dhe shembujt frymezues qe ne shoqerine tone ka, po askush s flet apo i promovon.
. 4.Grave me UM, t u sigurohet nje mbrojtje reale, dhe dhunuesi s duhet t u afrohet as 100 m. Per kete te shtohet numri i policeve te trainuar, duke rritur buxhetet e Ministrise perkatese
Se fundmi po jo e fundit, policet duhet te jene shume profesioniste, ne shoqerimin dhe gjykimin e rasteve te. dhunes
Duhet gjetur nje rruge tjeter edukimi, qe shoqeria shqiptare te qetesohet, te jete ne paqe me vehten dhe jeten e saj, dhe duke i ber IGNORE gjithckaje te keqe, duke filluar se pari nga politika dhe politikanet tane luftenxites, dhunues dhe pa asnje vlere.