Home Gjeo-Ekonomia Berisha: Borxhi 107%, rrogat duhej të ishin 1500 euro

Berisha: Borxhi 107%, rrogat duhej të ishin 1500 euro

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi qeverinë se ka patur mundësinë të rrisë rrogat dhe pensionet, me nivelet aktuale të borxhit që ka marr.

Duke folur për periudhën e tij të qeverisjes gjatë një takimi në Vlorë, Berisha tha ndër të tjera se pavarësisht problemeve që mund të kishte u ngjalli shpresë shqiptarëve.

“Më thoni sa janë rritur rrogat? Borxhi është rritur nga 62.4% në 107%. Çfarë është bërë me këtë borxh? Ju garantoj se nëse kjo qeveri do të mendonte, unë për këta qytetarë për ta punoj, do t’i bëj të harrojnë varfërinë, mund të rriste po të donte tre herë rrogat dhe pensionet. Me këtë borxh edhe më shumë. Me këtë borxh, nëse kthehej në mirësi, çdo qytetar do të kishte një rrogë mesatare 1500 euro. Ku janë? Sa është sot rroga? 30% më e ulët se në 2013, sepse çmimet janë 80-90% më të larta. Ajo qeverisje kishte probleme, e imja, por shpresën ua ngjalli shqiptarëve, popullsia u rrit nga viti në rrit”, tha Berisha./Opinion.al

Share: