Home Gjeo-Ekonomia Bie qeveria e Dritan Abazoviçit

Bie qeveria e Dritan Abazoviçit

Qeveria e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është rrëzuar me 50 vota për dhe një kundër.

Para votimit, në fjalën përfundimtare, Abazoviq tha se kjo është vetëm një nga betejat politike dhe se të gjithë së shpejti do të takohen në zgjedhje

Ai tha se shpreson që shpejt do të konstituohet qeveria e re dhe të gjendet mandatari për formimin e saj.

Qeveria e tij u rrëzua pas kërkesës se SDP-së, partisë së presidentit Millo Gjukanoviq. Abazoviq ka thënë se Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe është arsyeja kryesore e rrëzimit të qeverisë së tij.

“Sonte votohet iniciativa e DPS-së, e cila tha se kur ta rrëzojnë Qeverinë do ta anulojë Marrëveshjen Themelore. Nëse sonte e rrëzoni qeverinë, mos na thirrni më për negociata. Marrëveshjen Themelore nuk e kam nënshkruar as për vota, as për mbështetje, as për qeveri, por për pajtimin e popullit të Malit të Zi”, tha gjatë seancës Abazoviq.

Me herët, gjatë mbrëmjes së 19 gushtit, Abazoviqi ka propozuar ristrukturimin e qeverisë së tij. Ky propozim megjithatë nuk duhet se ka mbështetjen e deputetëve malazez.

Nëntë deputetë të Lëvizjes Ura dhe Partisë Socialiste popullore të Malit të Zi kanë nënshkruar iniciativën për ristrukturimin e ekzekutivit.

Kjo iniciativë, e cila erdhi gjatë seancës ku po diskutohet mocioni për votimin e mosbesimit të Qeverisë së Dritan Abazoviqit, përmbanë parimet mbi të cilat duhet të bazohet qeveria e re, dhe u bën thirrje të gjitha partive parlamentare t’i bashkohen iniciativës, përveç atyre që kanë iniciuar mosbesimin ndaj saj.

Referuar dokumentit të nënshkruar nga nëntë deputetë, i cili është publikuar nga vet Abazoviq, bisedat për ristrukturimin e ekzekutivit malazez do të nisnin pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Malit të Zi./REL

Share: